Dy gazetarë palestinezë të vrarë nga bombardimet e Izraelit në Gaza

Dy gazetarë palestinezë u vranë herët sot në një sulm ajror nga avionët luftarakë izraelitë në Rripin e Gazës.

Sipas informacioneve që Anadolu ka marrë nga burime spitalore, Saeed Al-Taweel dhe Mohammad Sobh u vranë ndërsa filmonin shënjestrimin e një ndërtese banimi nga avionët luftarakë izraelitë në rrethin Rimal në perëndim të Gazës.

Gazetarë të tjerë thuhet se janë plagosur në të njëjtën zonë gjatë bombardimeve.

Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar zona të ndryshme të Gazës gjatë gjithë natës.

Në zonat ku dëmet materiale janë të rënda, ende nuk ka deklarime zyrtare për numrin e viktimave dhe të lënduarve.





Story i mëparshëm

Këto pjesë të Shkupit sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

Story i radhës

Balla ndan pamje nga rinovimi i palestrës së shkollës në Lushnjë

Të fundit nga