​Thaqi konfirmon bisedimet me Suharekën, sot takimi vendimtar

Pas shkarkimit të trajneri Granit Begollit me arsyetimin se “klubi nuk është brenda objektivave të përcaktuara në fillim të sezonit”, klubi i futbollit Suhareka pritet që shumë shpejtë të bëhet me trajner të ri.

Ish-trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi pritet që ta marr drejtimin e skuadrës dhe bisedimet ndërmjet palëve tashmë janë në fazën finale.

Thaqi ka konfirmuar për KosovaPress se sot do të zhvillojë takimin vendimtar me skuadrën nga Suhareka dhe ka optimizëm që gjithçka të mbyllet brenda ditës së sotme.

“Po, jam në bisedime me klubin e Suharekës dhe gjatë ditës do ta kem takimin vendimtar me drejtuesit e këtij klubi. Jam optimist se do të arrimë marrëveshje dhe nga nesër ta fillojë punën atje”, ka thënë Thaqi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komuna e Vushtrrisë investon 10 milionë euro për digjitalizimin e shkollave

Story i radhës

Këto pjesë të Shkupit sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

Të fundit nga