Këto janë vendimet e fundit të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar disa vendime të rëndësishme.

Më poshtë mund të lexoni vendimet qeveritare

📝Nga Mbledhja e 127-të e Qeverisë

📎Miratuam Propozim-Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, me qëllim të mbrojtjes së të rinjve.
🧷 Propozohen ndryshime dhe në objektet afariste, gjegjësisht vendet e pagesës, në të cilat lojërat e fatit organizohen të jenë në një distancë jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme.
🧷Ligji i miratuar para një viti, u bllokua nga opozita në Kuvend, u tërhoq dhe u ri-miratua përsëri dhe me këtë largojmë kazinotë nga vendbanimet tona,

📎 Miratuam Programin për sigurimin social të grave që merren me veprimtari bujqësore.
📎 Për herë të parë deri më tani, rregullojmë të drejtën e përdorimit të ndihmës së lehonisë gjatë shkëputjes së veprimtarisë bujqësore për shkak të lindjes:

📎Masa e mbështetjes financiare në vlerë prej 81.000,00 denarësh është paraparë për kompensim nëntëmujor të lehonisë për gratë që kanë statusin e fermeres individuale të siguruar, të fituar në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, për një periudhë prej 12 muajsh para lindjes,

📎 Miratuam Programin për financimin e prodhuesve mikro-bujqësorë të verës dhe pijeve alkoolike për vitin 2023,

📎 Përcaktuam Planin e aktiviteteve në kuadër të Planit strategjik me SHBA-të me periudhë realizimi nga viti 2023-2033.

Story i mëparshëm

Drazhen Petroviqi iu kundërvu ish Jugosllavisë! Divaci favorizohej, puthadori i regjimit diktatorial 

Story i radhës

Sulm i radhës me dezinformata ndaj Bujar Osmani-t. Ja prej ku vjen propaganda (VIDEO)

Të fundit nga