Drazhen Petroviqi iu kundërvu ish Jugosllavisë! Divaci favorizohej, puthadori i regjimit diktatorial 

Legjenda e basketbollit kroat, Drazhen Petroviq, që humbi jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në Gjermani në vitin 1993, ka pas probleme me regjimin e ish Jugosllavisë.

Drazhen Petroviq, një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave në Kroaci e më gjerë, u largua në moshën 24-vjeçare nga ish Jugosllavia artificiale dhe në rrethana të pabesueshme.

Në atë kohë, në mesin e viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, në shtetin që nuk ekziston më, që u shemb në verën e vitit 1991, ekzistonte një rregull, sipas të cilit asnjë nga sportistët nuk mund të largohej nga ai shtet diktatorial, para se të mbush 28 vjeç. 

Pra, ai rregull u ndryshua nga Drazhen Petroviqi në vitin 1988, kur ai u transferua nga Cibona në Real Madrid.
Ishte një precedent i këtij lloji, sepse Drazhen Petroviq ishte vetëm 24 vjeç në atëkohë. 

Luka Paviçeviq, bashkëlojtari i Drazhenit nga Cibona, zbuloi se si basketbollisti i famshëm iu kundërvu regjimit ish jugosllav.

“Në atë moment, FIBA dhe NBA ishin organizata krejtësisht të ndara dhe NBA kishte lejen e klubeve nga Evropa për të nënshkruar me lojtarë.

Dhe, Drazheni ishte aq i mirë sa mund të kishte shkuar në NBA”, – tha Luka

Paviçeviq në emisionin me Milet Iliqin, duke vazhduar: “Por sapo keni luajtur një lojë në NBA, nuk mund të luanit më për ekipin përfaqësues sepse konsiderohej ende një sport amator.

Dhe pastaj pati një kthesë serioze, le të themi, ku Drazhen i tha Federatës ‘Nëse nuk më lejoni të shkoj në Real Madrid, do të shkoj në NBA dhe kjo nuk ishte mirë për askënd, sepse pas kësaj do të fitoj’, nuk mund të luaj për ekipin përfaqësues”.

Ishte një vendim që ndryshoi shumë gjëra në basketbollin e shtetit që nuk ekziston më, sepse pas Drazhenit shumë shpejt, në të njëjtin vit 1989, Zharko Paspalj shkoi te San Antonio Spurs,.

Po ashtu edhe puthadori i regjimit, Vlade Divac etj.

Duhet përmendur se Drazheni kishte ka pas kontratë shumë më të mirë financiare në Real sesa në Portland. Vlade Divac, një serb, që ishte i privilegjuari i atij regjimit, nuk ka shkuar as në ushtri, ka marrë një leje speciale për të shkuar në Amerikë.

Për sportistët jo serb, vlente ai rregulli se pa e kryer shërbimin ushtarak dhe pa i mbush 28-vjet, nuk mund të shkojnë në shtetet tjetra por kjo nuk vlente për puthadorin e atij regjimit, Divacin.  

“Kjo krijoi atmosferën që Drazhenit iu dha leja të largohej nga vendi në moshën 24-vjeçare, gjë që natyrisht i zhvendosi gjithçka tjetër pas kësaj.

Atëherë as që kishte më rëndësi sepse dikur lufta shkatërroi të gjitha strukturat e jetës dhe politikës në rajon, atëherë rrëshqiti edhe basketbolli.

Kështu që tani kemi fëmijë që largohen në moshën 14-vjeçare”, tregon Paviçeviq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Në selinë e NATO-s flamujt ulen në gjysmështizë në solidarizim me Turqinë

Story i radhës

Këto janë vendimet e fundit të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë

Të fundit nga