Këto janë sinjalet e ëndrrave që nuk duhet t’i injoroni!

February 20, 2022
1 minut lexim

Ëndrrat që në shikojmë shpesh herë janë një reflektim i ngarkesës psikologjike dhe emocionale të njeriut dhe shumë shpesh kanë simbolika të caktuara lidhur me gjendjen tonë.

Këto janë disa nga llojet e ëndrrave më të shpeshta që mund të transmetohen si mesazhe shumë të rëndësishme.

1-Të fluturosh. Kjo ëndërr tregon se ju jeni gati dhe keni guximin e duhur për të marrë vendime të rëndësishme në jetën tuaj. Gjithashtu nënkupton se për momentin jeni tepër të ngarkuar në jetën tuaj dhe thjesht kërkoni të largoheni nga çdo problem.

2-Të rrëzohesh. Një nga kuptimet është humbja e kontrollit në jetën tuaj. Nëse dikush ju ka shtyrë kjo tregon se ju po i ushtroni shumë presion vetes në jetën e perditshme. Nëse e njihni personin që ju shtyn atëherë ai është shkaku i stresit tuaj.

3-Të humbësh. Kjo ju tregon se ju keni humbur rrugën tuaj dhe subkoshienca po ju lajmëron se jeni në drejtimin e gabuar. Gjithashtu tregon se në çfarë gjendje është pjesa më e thellë e vetes suaj.

4-Të ndiqesh nga dikush. Kjo ëndërr është e shpeshtë tek personat që vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Nëse ju ndjek një njeri atëherë ju po perpiqeni të largoheni nga një çështje personale ose familjare. Nëse ju ndjek një kafshë atëherë ju po përpiqeni t’i ushtroni presion inatit apo urrejtes qe ju keni brenda vetes. Nëse ju ndjek vetja juaj atëherë ju po mënjanoni pjesë të personalitetit tuaj që ju nuk mund t’i pranoni.

5-Të qenurit në kurth. Nëse ju shikoni se keni ngecur në kurth dhe nuk mund të ikni tregon se edhe ne jetën reale ju nuk po mundeni të dilni nga një situatë. Kjo ëndërr paralajmëron se pjesa juaj më e thellë është duke ju kërkuar ndihmë për ta shpëtuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me lot në sy i jepet lamtumira e fundit sportistit të Kosovës

Story i radhës

RMV/Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Të fundit nga

Shqipëria bllokon TikTok për një vit

Shqipëria ditën e Shtunë njoftoi se do të bllokojë aksesin në TikTok për një vit, një vendim që erdhi në përgjigje të vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar duke shtuar shqetësimet
ShkoLartë