Me lot në sy i jepet lamtumira e fundit sportistit të Kosovës

Sot iu dha lamtumira e fundit sportistit të Kosovës, Valbon Shala, i cili me 16 shkurt papritur ka ndërruar jetë.
Ai varroset në varrezat e qytetit në Pejë.

Në varrim morën pjesë shumë sportistë e qytetarë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit hendbollisti të dalluar, ish reprezentuesit të Kosovës dhe kampionit të shumëfishtë me KH Besa Famgas nga Peja.

Shala tash e sa vite kishte jetuar në Gjermani. Ikja e hershme e tij në amshim, në moshën 39-të vjeçare, varfëron edhe më shumë hendbollin dhe sportin e Kosovës.

“Miq e dashamir bashkëlojtarë të klubit Besa gjithashtu bashkëlojtarë nga klubet dhe qytetet tjera, ju falënderoj përzemërsisht për ngushëllimet dhe pjesëmarrjen në varrimin e shokut tonë.

Valboni ishte pjesë e klubit tonë por ishte pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës, ku secilën fanellë që e ka mbajt mbi supe e ka përfaqësuar denjësisht dhe me krenari të plot e sot në ditën e tij të fundit Federata e Hendbollit e Kosovës nuk e sheh të arsyeshme ta dërgon një delegacion për një ish lojtar i cili ka dhënë çdo gjë dhe ka korrë shumë sukses po gjithsesi ne si shok si klub si qytet jemi krenar që e kemi pas në mesin tonë.

Prehu në paqe miku im, allahu të pastë shpërblye me xhenet”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, shoku i Valbonit, Enis Kastrati, ish hendbollist.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkup, i moshuari ndërron jetë nga goditja e rrymës elektrike

Story i radhës

Këto janë sinjalet e ëndrrave që nuk duhet t’i injoroni!

Të fundit nga