Grupet A dhe B përfunduan sot xhirot e tyre në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku kemi mësuar kombëtaret të cilat kanë siguruar kualifikimin tutje si dhe çiftet e para të fazës së eliminimit direkt.
Senegali dhe Holanda ishin dy vendet të cilat u kualifikuan nga Grupi A, ku holandezët mposhtën 2:0 Katarin, kurse Senegali eliminoi Ekuadorin duke e mposhtur 2:1, raporton KosovaPress.
Ndërkaq te Grupi B, Anglia dhe Amerika siguruan kualifikimin tutje, ku “Tre Luanët” mposhtën 3:0 Uellsin, kurse amerikanët shënuan fitore minimale 1:0 kundër Iranit.
Tani, në fazën e eliminimit direkt Anglia do të përballet me Kombëtaren e Senegalit, kurse Amerika do ta ketë një test tejet të vështirë, pasi që do të përballet me Holandën.
Faza e eliminimit direkt
Anglia – Senegali
Amerika – Holanda