Pushimet mjekësore paguhen 16 mln euro, rajoni juglindor i pari kurse Pollogu i fundit

Shkup, 29 nëntor – Fondi i Shëndetësisë në vitin e kaluar ka paguar një shumë të madhe prej afër 16.2 milionë euro për pushime mjekësore. Kjo është për afër 3.6 milionë euro më shumë se në vitin paraprak. “Në nivel të shtetit, në çdo 1000 të punësuar me sigurim shëndetësor, 41 prej tyre kanë shfrytëzuar të drejtën e pushimit mjekësor, në ngarkesë të Fondit”, tregon raporti vjetor i Fondit Shëndetësor. Mirëpo këto janë tepër shifra modeste në raport me ato të Kroacisë ku në vitin e kaluar, punonjësit, në vitin e kaluar është shënuar një rekord prej 20 milionë ditësh të kaluara në pushim mjekësor. Për këtë shteti dhe punëdhënësit kanë paguar afër 400 milionë euro. Me fjalë të tjera, 13.5 ditë në mesatare, çdo punonjës ka kaluar në pushim mjekësor. Këto shifra vijnë edhe si rrjedhojë e pandemisë, kur punonjësit ishin në izolim dhe vetë izolim. Nga ana tjetër, në Maqedoninë e Veriut, sipas analizave, numri i pushimeve mjekësore në vitin 2021, si një vit i ngarkuar me stres, krizë ekonomike dhe probleme shëndetësore të shkaktuara edhe nga pandemia, ka arritur në 18.531, që është për 4000 më shumë se në vitin 2020.

 

Pjesa më e madhe e kompensimeve është për personat e siguruar nga rajoni i Shkupit, ku regjistrohet edhe numri më i madh i personave të siguruar dhe të punësuar në mënyrë aktive.

Mirëpo, në vitin 2021, vlera më e lartë sipas treguesit të pushimit mjekësor për 1000 punonjës të siguruar, është në rajonin Juglindor ku bëjnë pjesë Strumica, Gjevgjelia etj, me vlerë 52, i ndjekur nga rajoni lindor me ku bëjnë pjesë Shtipi , Koçani etj me 49 dhe Rajoni i Shkupit me vlerën 48. Vlera më e ulët është në rajonin e Pollogut dhe rajoni Verilindor ku bëjnë pjesë Kumanova, Likova, Kriva Pallanka etj me vlerën 23. Në nivel shtetëror, për çdo 1000 persona të siguruar që janë të punësuar, 41 të siguruar kanë shfrytëzuar të drejtën për sëmundje në ngarkesë të Fondit Shëndetësor, ndërsa në raport me vitin 2020 kur koeficienti ishte 34, kjo paraqet një rritje prej 7 pikësh dhe vjen si pasojë e rritjes së numrit të ditëve të pushimit mjekësor. Gjithashtu është rritur numri i pushimeve mjekësore edhe në raport me vitin 2017, kur në nivel të shtetit, sipas të dhënave të autoriteteve, janë regjistruar 14.508 pushime mjekësore.

Para katër viteve, apo në vitin 2017, vlera më e madhe e treguesit të pushimeve mjekësore, tek 1000 të punësuarve është shënuar në rajonin e Vardarit me vlerën 48, të pasuar nga rajoni i Shkupit me 46 dhe rajoni Lindor me 44. Vlerën më të ulët e shënon rajon i Pollogut me 21. Me ligj, kompensimi për 30 ditët e para paguhet nga ana e punëdhënësit, ndërsa ditët shtesë shkojnë në ngarkesë të Fondit Shëndetësor. (koha.mk)

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

ShBA-ja shënon fitore jetike ndaj Iranit, kualifikohet tutje

Story i radhës

Këto janë ndeshjet e para të eliminimit direkt në Botërorin “Katar 2022”

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish