Milani nuk e pati aspak të lehtë të sigurojë një vend të fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
“Rossonerët” e arritën këtë qëllim vetëm në ndeshjen e fundit të grupit E duke e mposhtur rivalin direkt, Saslburgun me rezultat 4-0 në “San Siro” për ta rrëmbyer kështu vendin e dytë në këtë grup.
Por, për skuadrën e Stefano Piolit pritet të jetë një short mjaftë i vështirë duke parë skuadrat me të cilat mund të ballafaqohet në fazën tjetër.
Kundërshtarët potencial të skuadrës italiane janë: Porto, Bayern Munich, Tottenham, Real Madrid, Manchester City dhe Benfica.
Shorti për fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve do të hidhet të hënën.