Mancheste City ka më së shumti gjasa për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion, sipas disa të dhënave të publikuara nga FiveThirtyEight, një website i specializuar për nxjerrjen e të dhënave dhe analizave.
Nesër rikthehet Liga e Kampionëve me dy sfida të 1/8 së finales, teksa në garë janë klubet më të mira në botë.
Sipas FiveThirtyEight, Manchester City ka 25% gjasa për ta fituar trofeun e madh, që e kërkon tash e disa vite.
Pas Cityt në renditje vjen Bayern Munich me 20%. City e Bayerni janë dy ekipet e vetme që kan mbi 20% gjasa sipas këtyre të dhënave.
Në vendin e tretë vjen Liverpooli me 14%, i ndjekur nga Ajax me 13% dhe Chelsea me 10%.
Pesëshen e fundit e kompleton: Real Madrid 4%, PSG 4%, Atletico Madrid 2%, Villarreal 2% dhe Inter 2%.