Këshillimi Kombëtar, sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi zbulon qëllimin e nismës

January 25, 2022
min lexim

Sekretari Organizativi i PS, Arben Pëllumbi i ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ foli për nismën e re të ndërmarrë nga qeveria sa i takon Këshillimit Kombëtar.

Përballë gazetares Marsela Karapanço, Pëllumbi tha se qëllimi është që të vendosen ura komunikimi mes qeverisë dhe qytetarëve.

Sipas tij, kjo platformë është inicativë për një demokraci të drejtpërdrejtë, që njerëzit këshillojnë qeverinë në lidhje me ato pika që pyeten.

Ç’mund të na thoni për nismën e ndërmarrë nga qeveria për Këshillimin Kombëtar?

Personalisht e kam plotësuar. Dhe familjarët e mi. E kemi plotësuar online. Edhe pse na ka mbërritur fizikisht zarfi. unë jam duke komunikuar edhe me qytetarë të ndryshëm për të kuptuar rëndësinë që merr ky komunikim. Ne nuk duam që të ndikojmë në opinion. Ky është një ushtrim i ri që jemi duke bërë, shpresojmë që të ecim mbarë. Qytetarët ta përkrahin si nismë dhe të mund të shohim mundësi në që të kemi iniciativa të tilla për të marrë mendimin për tema të rëndësishme. Jo se na mungon eksperienca ne të PS. Po shikohet si formë e re. Ne kemi shumë kohë që i drejtohemi njerëzve përtej votuesve të PS për të mbledhur një opinion. Edhe kryeministri ka zhvilluar seanca bashkëbisedimi me qytetarët.

Ata që aplikojnë online dhe jo me zarf, a quhet një numër i paplotësuar? 

Qytetari është i lirë që të zgjedhë një nga të dyja format. Nuk ka nevojë nëse e plotëson online, ta plotësojë në letër. Këtu nuk është qëllimi për t’ja hedhur kujt. Ne kemi nevojë që të mbledhim një mendim qytetar, është eksperiencë që e bëjmë për herë të parë. Me rëndësi është që kjo nismë të përqafohet nga qytetarët, të kuptohet rëndësia. Në një iniciativë të dytë mund të kemi thellime në tema të tjera. Me rëndësi është që të vendosim urë komunikimi mes qeverisë dhe qytetarëve.

Pse tani?

Mund të gjejmë shumë arsyeje. Por kjo është një formë e demokracisë së drejtpërdrejtë, që njerëzit këshillojnë qeverinë në lidhje me ato pika që pyeten. Ajo që tha kryeministri është; ne mendojmë si një formë vendimmarrëse të qytetarëve. Ne kemi pushtetin e deleguar përmes partive, njerëzve, por është dhe një pjesë tjetër, një formë e re që i përket të ardhmes. Sa më shumë njerëz të pyeten, të kontribuojnë, është më mirë që njerëzit të pyeten. Çdo qeveri, përpiqet që gjatë procesit të vetë të drejtimit, përpiqet që të gjejë forma të reja komunikimi. Kjo është një mënyrë se si një maxhorancë ushtron pushtetin përmes votës. Drejtimi te njerëzit, demokracia direkte, i jep më shumë frymëmarrje vendit. Sot kemi një opozitë që ka problemet e veta dhe një kontribut në vendimmarrje, është një çalim.

Pse këto 12 pyetje? Si u gjykua se këto janë çështjet më thelbësore? Referendumi është mundësia më e mirë që të dëgjohen qytetarët

Kjo është një formë referendare e të pyeturi të qytetarëve. Ky është një hap i parë për të parë se sa interaktive janë qytetarët. Këto janë probleme me të cilat qeveria mendon se do të ndeshet gjatë këtij viti. Ajo që është me rendësi është se sa përfshirje do të kemi dhe se kjo përfshirje, me përgjigjet që do të marrim nga njerëzit, sa do i reflektojmë në vendimmarrjet e qeverisë. Nëse qeveria është e mendimit se ne duhet të ecim në rrugën e rritjes së kontributet të legalizimit të kanabisit, dhe qytetarët vendosin që kjo nuk duhet të ndodhi, atëherë ne duhet t’i dëgjojmë.

Open Balkan dhe sensibiliteti i pyetjes?

Janë në interes të qeverisë. Qeveria mendon që gjatë këtij viti temat me të cilat do të ndeshin dhe ka interes të dijë në mendimin e tyre. Pyetësorin e ndërtojnë ekspertët. Për Ballkanin e Hapur është një iniciativë që nuk po artikulohet sot për herë të parë. Ka argumente pro dhe kundër është një iniciativë që në opinion është e mirënjohur. Ne sot duam të dimë se me kaq informacione që kanë qytetarët mendojnë nëse iniciativë duhet të ecë përpara apo duhet frenuar. Bizneset ndihmohen në këtë gjë, sepse zvogëlohen procedurat, por është reciproke. Nga ana tjetër këtë marrëveshje ia kemi ofruar edhe Kosovës, në radhë të parë ia kemi ofruar Kosovës. Përtej politikës është prakticitet i shkëmbimeve tregtare dhe ne duam që të rriten me rajonin. Këshillimi Kombëtar do të vijojë. 

Formulari duket sikur ka pyetjeve vetëm për interes të qeverisë? 

Këshillimin Kombëtar po e bën qeveria nëse opozita kërkon të bëjë për vetë një Këshillim Kombëtar, le ta bëjë. Kjo është bërë dhe në këtë formë e kanë bërë ekspertët. Unë besoj që pyetësori është i qartë. përtej detajeve të vogla, besoj që ideja është më e rëndësishme. 

Do të merren parasysh të gjitha reagimet cilado qofshin?

Nuk është në interes të qeverisë të manipulojë rezultatin e këtij procesi. Ka mekanizma që nuk lejojnë që t’i të nxjerrësh rezultate të manipuluara. Të mos kërkojmë gjilpërën në kashtë, mund të ketë pikëpyetjet e veta, unë uroj shumë të funksionojë sepse është një formë e re e ushtrimit të demokracisë. 

Nëse qëndrimi i qytetarëve do të ishte për ndarjen nga Maqedonia e Veriut? 

Momentet në të cilat ndodhemi procesi i çeljes së negociatave nuk ka nevojë të saktësojmë nëse i kemi bërë apo jo detyrat. Detyrat janë bërë, ajo që ne na mban pezull është se Bullgaria ka një veto ndaj Maqedonisë për çështje historike. Por plotësimi i kushteve varet nga qeveritë përkatëse, ndërsa zhbllokimi i vetos varet nga një shtet tjetër. Çështja është a duhet qeveria shqiptare të fillojë të flasë me faktorë të rëndësishme për t’u ndarë në Maqedonia? Kërkojmë një opinion dhe kjo është një formë e re.

25 milionë lekë për Këshillimin Kombëtar, mund të ishin përdoruar për diçka më efektive?

Çdo proces ka një kosto të vetën, edhe procesi i zgjedhjeve ka një kosto të vetën. jeta është aktive në të gjitha format e veta, e rëndësishme është çfarë do të prodhojë kjo gjë, jo sa kushton sepse nuk është një shifër që zgjidh ndonjë problem. Nëse nuk do të ketë sukses ndoshta do të duhet të presim kur njerëzit të jenë më shumë koshient.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ylli i Serisë A do vetëm Milanin!

Story i radhës

Këto janë temperaturat për nesër e pasnesër në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë