Këshillimi Kombëtar/ Rama thirrje qytetarëve: Teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet…

Kryeministri Edi Rama thotë se pyetësorët e Këshillimit Kombëtar të shpërndara me postë për qytetarët kanë kaluar numrin 1000.

Ndërsa ka kaluar mbi 36.000 numri i pyetësorëve të plotësuar online, bën me dije Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, shefi i qeverisë i fton qytetarët të japin mendimin e tyre mbi pyetjet në Këshillimin Kombëtar, “si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen, teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë”.

POSTIMI I PLOTE

📨Kalon mbi 1000, numri i pyetësorëve të parë të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në Këshillimin Kombëtar, ndërkohë që ka kaluar mbi 36.000 numri i pyetësorëve të plotësuar online në linkun …

Le të vazhdojmë të dëgjojmë njëri – tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen, teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë🤝

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Diaz “paralajmëron” Interin mbi derbin

Story i radhës

Mosha e të infektuarve me Covid-19 gjatë 24-orëve në Kosovë

Të fundit nga