Me vendimin të Këshillit të Ministrave në mbledhjen e datës 26 Korrik, u miratua ngritja e agjencisë për startupet Startup Albania.
Paralajmëruar 2 muaj më parë nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali në Mbrëmjen Gala të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards, agjencia e startupeve do tu vijë në ndihmë sipërmarrësve të rinj.
Lajmi për planet e hapjes së një agjencie startupesh u bë publik në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 16 Mars të këtij viti ndërsa asokohe u vendos që të ndryshohej ligji për mbështetjen dhe zhvillimin e startupeve.
Kjo agjencia do të menaxhojnë dhe monitorojë realizimin e masave mbështetëse financiare për nismat në ekosistemin e startupeve në Shqipëri. Gjithashtu në përgjegjësitë funksionale të Startup Albania hyn shërbimi one stop-shop për mbështetjen e startupeve dhe lehtësuesve të ekosistemit.
Ligji u votua gjatë seancës parlamentare të datës 25 Maj ndërsa Ministrja Bilali thoshte se do ti hapë rrugë zhvillimit të ekosistemit Shqiptar të sipërmarrjes me mbështetje dhe lehtësi fiskale.
“Miratuam sot në mbledhjen e këshillit të Ministrave, ngritjen e agjencisë Startup Albania. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për ekosistemin e start-upeve por edhe për çdo të ri apo të re që dëshiron t’i futet sipërmarrjes të shkojë përtej kufijve, gjithmonë duke përdorur teknologjinë e informacionit,” tha znj. Bilali për mediat menjëherë pas mbledhjes.
Ajo se mbështetja do të ofrohet edhe në kohë reale jo vetëm përmes One Stop Shop, por edhe informacion që lidhet me institucionet e tjera siç janë paqartësitë në lidhje me pronësinë industriale, praktika apo lehtësitë tatimore e doganore.
Krahas financimit nga qeveria, agjencia Startup Albania do të mbështetet financiarisht edhe nga donatorë. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL