Këshilla nga një psikoterapiste për një jetë më të mirë

March 21, 2022
1 minut lexim

“Nëse ndihesh i acaruar, vizato vija. Nëse diçka të bën tëndihesh keq, gdhend diçka. Nëse mërzitesh, ngjyros një letër me ngjyra të ndryshme. Nëse je i trishtuar, vizato një ylber. Nëse ke frikë, qep ndonjë triko apo çorape. Nëse ndihesh i shqetësuar, vizato një kukull. Nse ndihesh i lodhur, vizato lule. Nëse je i zemëruar, gris një letër në copa të vogla. Nëse je i tensionuar, bëj një varkë letre dhe lëre të lundrojë në ujë. Nëse ke nevojë tëmbash mend diçka, vizato një labirint. Nëse ndihesh i zhgënjyer, vizato një pikturë që e ke bërë kohë më parë.

Nëse dëshiron të rifitosh energji, vizato një peizazh. Nëse dëshiron të kuptosh ndjenjat e tua, vizato një autoportret. Nëse është e rëndësishme të rikujtosh statusin tënd, vizato pika me ngjyra. Nëse ke nevojë të sistemosh mendimet e tua, vizato rrathë ose katrorë. Nëse dëshiron të kuptosh dëshirat e tua, bëj një pikturë me shumë ngjyra. Për të gjetur zgjidhjen ideale të njësituate, vizato valë dhe rrathë. Nëse mendon se je i bllokuar dhe nuk po mundesh dot të vazhdosh përpara, vizato një spirale”. – Victoria Nazarevich, psikoterapeute

Ndonjëherë këshilla të tilla mund të duken të pavlera, por janërezultate që janë provuar të jenë efektive. Jo vetëm për faktin qëjanë të thëna nga një psikologe, por sepse janë fryt i shumëstudimeve që i kanë treguar për efikase në rrethanat e sipërpërmendura. Personalisht kam përdorur disa prej tyre.

Nuk jam shumë i aftë në pikturë, ama nuk është e thënë të bësh kryevepra. Mendoj se në momentet e përmendura më lart, mjafton që thjesht energjinë negative ta zbrazësh diku dhe fillon të ndihesh më mirë. Pra, nuk ka rëndësi ajo çfarë pikturon, mëtepër se sa fakti që do të kalosh kohë me diçka dhe do ta largosh mendjen nga çfarë po të mundon për momentin. Ndaj, nëse ndiheni të mërzitur, të tensionuar, të shqetësuar, të zhgënjyer apo gjithçka tjetër, bëni mirë t’i praktikoni këshillat e mësipërme. Padiskutim do të ndiheni më mirë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident në Aerodrom të Shkupit, lëndohen tre persona

Story i radhës

Jehona e deportimeve të epokës sovjetike alarmon historianët

Të fundit nga

ShkoLartë