Aksident në Aerodrom të Shkupit, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Aerodrom, njofton 24 Info.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e bulevardeve “Serbia” dhe “Brigada e Tretë Maqedonase”.

Aksidenti është raportuar në polici në orën 13:30, ndërsa kanë mbetur të lënduar tre persona, dy shoferë dhe një bashkudhëtar i motoçiklistit.

Sipas MPB-së, të lënduarit janë transferuar në Spitalin “Naum Ohridski” dhe në Kompleksin e klinikave për ndihmë mjekësore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndryshimet në Kodin zgjedhor nesër në procedurë parlamentare, partitë deri më tani pa konsensus

Story i radhës

Këshilla nga një psikoterapiste për një jetë më të mirë

Të fundit nga