Shërimi i Valdetës ecën mirë, por ende ka nevojë për ndihmë financiare.
Nga data 27.02.2023 shërohet në një klinikë private onkologjike në Gjermani, ku merr trajtime specifike, kostoja e trajnimit ka qenë 810.000 Euro, shumë kjo e paaritshme për një familje si tonat. Prandaj dy familjet Rexhepi dhe Dobra shtrijnë dorën e ndihmës humanitare, si nga vendlindja, Kosova e diaspora, ku me një tempo të shpejt u grumbulluan mjete financiare në tri xhirollogarit e hapura, Gostivar, Kosovë e Gjermani, ku deri më tani në spital janë paguar 597.022,51 Euro, me që sasia e kostos totale nuk është rritur për trajtimin përfundimtar të Valdetes, nevoiten edhe 213.000 euro. “Miq të nderuar, bashkëqytetarë të Valdetes, mërgimtarë, njerës të vullnetit të mirë bëmirës e human, që padyshim në trevat tona nuk mungojnë, Ju lutemi për ndihmë me aq sa mundeni! Shqiptarët janë popull human dhe në këto raste, janë bërë bashkë për të ndihmuar gjithmon, ku dhasht Zoti dhe për Valdeten. Paraprakisht, Ju falemederojmë për ndihmën tuaj të deritashme dhe për të ardhshmen, ku Zoti ua shpërbleft shumëfishtë”, luten nga familja. Valdete Rexhepi Dobra 43 vjeçare nga Gostivari e martuar dhe punësuar në Kosovë, mjeke, profesoreshë fakulteti, nën e dy femijëve të mitur (6 dhe 12 vjeç) ka nevojë urgjente për ndihmen tuaj finaciare. Ajo është diagnistifikuar me kancer (Ovarian). Me smundjen është duke luftuar tani më shum se dy vite, ku fillimisht në Prishtinë, pastaj në Zagreb dhe më pas në Turqi, duke bërë një intervenim të rëndë kirurgjik, pasuar me 4 kimoterapi. Pas ca muajsh me shërim kimoterapiash, keqesohet gjendja shëndetsore tej mase, prandaj kërkon rrugëdalje shërimi diku më sigurtë. “Vëllezër dhe motra shqipëtare ju lutemi mos nguroni të ndihmoni në kthimin e Valdetes pranë dy fëmijëve të sajë që e presin me lotë në sy çdo ditë”, vijon apeli. /Gostivari Sot