kerkohet burgim i perjetshem per te denuarin per krime lufte te henen seanca e apelit 6962e41e51512

Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte, të hënën seanca e Apelit

January 11, 2026
1 minut lexim

Të hënën do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës.

Seanca do të mbahet me fillim nga ora 10:00, në Gjykatën e Apelit, pasi vendimi u apelua nga të dy palët.

Avokati i familjeve të dëmtuara, të cilëve iu vranë tre civilë shqiptarë pranë Prizrenit, po kërkojnë burgim të përjetshëm të Pleskovicit, teksa avokatja e tij ka kërkuar t’i ulët dënimi i caktuar prej 15 vjetësh, nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Pleskovic, u arrestua në shtator të 2023-tës, teksa ai u shpall fajtor dhe u dënua me 15 vjet burg në korrik të 2025-tës.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale tha se më 1 shtator 1998, Pleskovic dhe individë të tjerë me uniformë ishin të stacionuar në kodrat përreth Prizrenit “për shkak të konfliktit që zhvillohej në zonë”.

Ai u akuzua se kishte qëlluar me një pushkë Kallashnikov drejt njerëzve në lagjen Hoca, të cilët, sipas prokurorisë, kishin shkuar për të prerë dru për lëndë djegëse.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fillon sherri pas ndeshjes 6962e3135fad7
Lajmi i mëparshëm

Fillon sherri pas ndeshjes

nis ndertimi i aeroportit me te madh ne afrike 6962e43359a5a
Lajmi i radhës

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në Afrikë

Të fundit nga

ShkoLartë