Kërkohej nga Interpoli i Austrisë, 40-vjeçari nga Kosova arrestohet në pikën kufitare në Jazhincë

October 21, 2024
1 minut lexim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 40-vjeçar nga Kosova, që sipas tyre, kërkohej nga Interpoli i Austrisë

Me datë 20.10.2024 në ora 12:45 në vendkalimin kufitar Jazhincë, gjatë hyrjes në vendin tonë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin Z.K (40) nga Kosova pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti është regjistruar në masën ,,arrest” me kërkesë të Interpolit të Austrisë. Ai ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga efektivët e policisë. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

 

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ishte në kërkim nga Interpoli, arrestohet në kufirin e Jazhincës 40-vjeçari nga Kosova

Story i radhës

BDI: Degradim i skajshëm po ndodh në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes me VLEN-in si humbëse në Qeveri

Të fundit nga

ShkoLartë