Kërkesë-lutje: Bashkimit Evropian për integrimin e vendlindjes sime shtetit tonë, Kosovës në BE si dhe anëtarësimin e saj në NATO

March 1, 2022
min lexim

Kushtet për këtë kërkesë që moti Kosova e jonë i ka plotësuar.

„Kopenhagën Kriterien“ 1993 -Kriteret e aderimit në BE.

Vend me;

Institucione stabile dhe demokratike, Rregullimi shtetëror, respektimi i lirive dhe të drejtave të Njeriut.
 

1a)Të drejta të njeriut ka aq shumë sa që ne Shqiptarët në truallin tonë në Kosovë, në veri në qytetin Mitrovicës do të thotë në tërë qytetin valojnë vetëm flamujt serb e asnjë i Republikës së Kosovës. A s‘është kjo “e drejtë“e njeriut, apo mos është kjo nënçmim.

Që minori serb e bënë ndaj shumicës absolute njerëzore Shqiptare Kosovare?

Dhe jo vetëm në veri të Kosovës por edhe në Deçan.

Ne Shqiptarët as që mund të shkojmë të lirë sa që as nuk guxojmë t`i afrohemi afër as Kishës së Deçanit në Deçan të Shtetit tonë sepse edhe Kishtarët serb me qëndrimet e tyre provokuese dhe nonstop në modusin „stand by“ për ngacmime të konfliktit ndëretnik, fare nuk heqin dorë nga uzurpimi i tokës përreth saj edhe atë në emër të Zotit.

E Policia dhe truprojat tona të cilat dit e natë “kujdesen“ për “Mbrojtjen dhe garancinë për minoritete“! Policë te cilët paguhen nga punonjësit, taksapagues Shqiptarë-Kosovarë.

E edhe në veri të Republikës sonë Kosovës në Mitrovicë serbët nuk paguajnë fare shpenzimet komunale në radhë të parë rrymën, përderisa shumica Shqiptare dhe pjesa e tjetër e minoriteve jetojnë të varfër, mu për hir të zhargonit të kritereve “mbrojtje dhe garanci për minoritete“?!

ÇFAR PARADOKSI!

Vend me;

Funksionim tregtar-ekonomik dhe me aftësi për t`i bërë ballë konkurrencës e forcave të tregut në BE!

a) Kosova menjëherë pas luftës së viteve 90 ta, pra që nga mbarimi i shekullit 19-të dhe në fillim të shekullit.

20 e më tutje, me hyrje në funksion të monedhës së re €uro në sistemin Bankier Financiarë e gëzon autoritetin si vend PRMIER ME €URO menjëherë pas largimit të monedhave të shumicës së shteteve Evropiane.

Prandaj Kosova nga KE e BE nuk bën që të anashkalohet por seriozisht me plot kuptimin e fjalës të konsiderohet VEND ME RREZISTENCË EKONOMIKE E TREGTARE.

Edhe rezistenca e kërkuar konform pikës dy e kritereve në fjalë bazuar në €uro i cili tashmë është „rritur“ dhe që prej vitesh, prej 01.01.2002 është bërë 20 vjeç e 2 muaj, e i cili në Kosovën tonë €uro e ka arritur “moshën“ 23 vjeçare, e tregon aftësinë e një Populli me histori të lashtë paqedashës dhe paqeruajtës se cili përpos sfidave të imponuara si atyre objektive e eksplicit të atyre subjektive gjithmonë iu ka bërë ballë dhe do t‘iu bëj.

Vend me;

.Aftësitë të cilat me Anëtarësimin marrin parasysh detyrimet shoqëruese në mënyrë efektive që të zbatohen duke përfshirë përputhjen me qëllimet e unionit politik, ekonomik dhe monetarë.

a)Të gjitha këto aftësi janë që moti detyrimet e zbatuara ashtu sikurse i konvenon unionit politik-ekonomik,por veç ka mbetur nëse ju zonja e zotëri të KE-së dhe BE-së Kosovën e vlerësoni si vendlindje të monedhës €URO DEFAKTO DHE DE JURE.

Liebe Excelente Europäische Komision Präsidentin Frau Doktor Ursula von der Leyen

Sehr geehrte Herr Josep Borell

Ein Zitat von den großen Deutschen Schriftsteller Johann Ëolfgang von Goethe;

“Aller Menschen ëie sie zu FREIHET gelangen, machen ihre Fehler gelten: die Starken das Übertreiben, die Schëächen das Vernachlässigen“.

Në gjuhën e bukur Shqipe të Nënës sime donë të thotë;

“Të gjithë njerëzit, të cilët e arrijnë LIRINË, i bëjnë gabimet e tyre të llogariten: Të fortit ekzagjerojnë, të dobëtit neglizhojnë“.

Zonja Zotëri dhe Diverze

Populli i jonë PAQËDASHES Shqiptarë i Republikës sonë Kosovës e edhe ju pjesë pakicë e popullsisë si pjesëtarë të 6 yjve në flamurin e Republikës sonë edhe ju që tani e gëzoni Lirinë e fituar, ju që keni ose nuk keni marr pjesë në derdhje gjaku për të, si mijëra njerëz të pafajshëm e shumica deri më sot të pagjetur pa dallim moshe e gjinie por me dallim të veçantë sepse ishin SHQIPTARË MBLIDHUNI DHE NENSHKRUANI NJË PETICION gjithë-popullorë e dërgojani Zonjës së rëndë excelente EUROPËS SË BASHKUAR.

Edhe një J.V. Goethe dedikuar KE-së dhe BE-së po ashtu edhe Presidencës dhe Qeverisë së Republikës sonë Kosovës:

“Nuk mjafton të dish, duhet edhe ta aplikosh. Nuk mjafton të duash, atë duhet ta bësh“

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Doktrinat Pacta Sunt servanda dhe Rebus Sic Stantibus si balanca ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Story i radhës

Baliqi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është edhe për vet sigurinë e Evropës

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë