Kërkesat e veteranëve ishin më shumë provokuese se protestuese

June 7, 2022
min lexim

Në këto protesta të Veteranëve të Luftës, u pa haptazi se kishte dorë opozita, e cila pretendon ta nxjerrë vetën me vlera të pa qena ndonjëherë, që nga përvojat që kemi gjatë pushtetit të saj, nuk ka lënë  përshtypje të pushtetit të mirë, për të cilën mund të thëmi se as sot nuk kemi një shkëputje të  asaj nga e kaluara, që lidhet me përceptimet e njëjta të një modeli dhe politike që nuk ka qenë e përshtatshe dhe në shërbim të këtij populli.

Atëherë, ku qëndron shtysa e forcave tona politike prej të cilës do të luajmë rrolin e energjive tona që e përcaktojnë të ardhmën më ndryshe dhe më të mirë, të krijojmë ide dhe strategji të reja, ku njeriu i këtij vendi mund të ketë në dispozicion përherë e më shumë gjëra pozitive që organizohen dhe rrjedhin nga udhëheqja e pushteteve të mira të vendit, me çrast edhe qytetarët do të përfitojnë dhe përjetojnë një jetë më të dinjitetshme.

Kush janë Veteranët e Luftës Çlirimtare të Kosovës, qartësisht dhe në mënyrë përfaqësuese dhe bindëse, kështu që të lehtësohen edhe përpjekjet e kuptimshme për një zgjidhje të pranueshme ndaj tyre, sepse në realitet e meritojnë një çmim të madh dhe të pa zavendësuseshëm, që nuk shpërblehen vetëm me një pagë mujore, sepse ata ishin prijëtarët e kësaj lirie.

Mirëpo, kujna po i tregojmë sot xhepura që po i dyfishojmë veteranët e UçK-së, duke i futur në këtë organizatë edhe njerëz të rrejshëm, që nuk kanë fare të bëjnë me UçK-në, apo kurrë në jetën e tyre nuk i kanë kontribuar kësaj Ushtrie çlirimtare, dhe Kosova, sikur t’i kishte pasur në gjirin e vet 40 mijë luftëtarë dhe çlirimtarë, do të kishim pasë edhe më pak viktima, do të kishim pasë edhe më pak shkatërrime, dhe do të kishim pasë më pak motra tona të dhunuara e të malltertuara nga pushtuesi serb, të cilat edhe këto ditë i vuajnë pasojat e dhunës.

Dhe sot duhet të turpërohet kjo shoqëri para popullit të vet kur dalin në protesta të tilla, sikur marrim turr dhe duam ta shkatërrojnë këtë vend, edhe pse është e drejtë e tyre të protestojmë dhe të kërkojmë paga të dinjitetshme për këtë kategori njerëzore, por jo kjo kategori e luftës të shdërrohet në «pazar» të çertifikatave të rrejshme të veteranit dhe të përqeshet e përbuzët lufta çlirimtare dhe gjaku i dëshmorëve nga bijat dhe bijtë e Kosovës.

Kriza e kohës dhe botës, duket se po vrapon drejt ngjarjeve të pa pritura por edhe ndryshimeve të veta, që jemi duke i parë nga këndvështrimet tona të përditshme, të cilat disa prej tyre mund të cilësohen edhe si katastrofë globale, nëse e marrim parasysh luftën e sotme dhe të pa drejtë të cilën po e zhvillon Rusia e Putinit, ndaj një populli të pa fajshëm dhe një vendi demokratik të Ukrainës, ku në një përpjekje dhe analizë të kësaj lufte tragjike, duhet ta kujtojmë edhe popullin shqiptarë të Kosovës, që kaloi në një gjendje të tillë shqetësuese dhe të tmershme nga krimet e Serbisë.

Pa dyshim se duhet të tregohemi më të përmbajtur dhe më të vendosur ndaj forcimit të shtetit tonë të ri demokratik, dhe rrolin e forcave tona demokratike ta orientojmë në përcaktimin e vendimeve më serioze që kanë peshë dhe rëndësi për popullin dhe shtetin e këtij vendi, dhe vullnetin qytetar bashkë me zotërimin e pushtetit ndaj shtetit tonë ta ushtrojmë me kujdes dhe me një ndërgjegje të pastër dhe të shëndetshme.

Është diçka e pa imagjinueshme nëse e marrim parasysh periudhën kohore që pas luftës dhe deri më sot, dhe të flasim për rregullimin dhe zhvillimin  e shtetit të Kosovës, dhe të shqyrtojmë brengat e njeriut të këtij vendi, të cilat janë të lloj-llojshme, që një pjesë të përgjegjësisë të një gjendje të pa dëshirueshme e ka vetë populli i këtij vendi, sepse njerëzit që nuk e meritojnë të zgjidhen në udhëheqje, të eliminohen përmes votës së lirë qytetare, dhe jo të rizgjedhën përsëri në baza partiake dhe klanore njerëz të tillë, që nuk dinë të ngopën në kurriz të këtij populli.

Përveq tjerash bëhët fjalë edhe për atë që bie më shumë në sy kohën e fundit, me tërheqjen e parakohshme të Trustit pensional, siq po pretendon opozita prej 30%, të këtij fondi të qytetarëve të këtij vendi, një veprim i tillë i nxituar, do të shkakëtonte probleme në të ardhmën kur koha e pleqërisë e kërkon nevojën më të madhe të këtyre kursimëve, dhe kur njeriu dorëzohet pa kushte kësaj kohe, që do të ishte më mirë dhe logjike kur ka nevojë për të pasë një pleqëri me kushte dhe një jetë më të dinjiteshme, që do të rrezultonte përmes të ardhurave nga kursimet e veta.

Në fakt, kërkesat e vetaranëve ishin më shumë provokuese se protestuese, sepse veteranët e vërtetë dhe ata që luftuan për lirinë e këtij vendi, nuk protestojnë në këtë mënyrë agresive dhe jo njerëzore  ndaj policisë dhe Institucioneve të veta, e cila po dëshmon dhe dallohet vet nga veteranë të rrejshëm dhe të pa ndërgjegjshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ASH pyet: Si e shfrytëzoi dhe si e “bleu” BDI objektin afër Telekomit!?

Story i radhës

Vuçiq thotë se Serbia do ta vazhdojë qasjen e njëjtë ndaj Rusisë

Të fundit nga

Fonseca drejt shkarkimit

E ardhmja e Paulo Fonseca-s te Milan-i është në dyshim. Fitorja e marrë kundër Verona-s nuk ka mjaftuar për të frenuar zërat që vazhdojnë të dalin nga Milanello. Një situatë aspak e
ShkoLartë