kercenoi trump ish drejtori i fbi comey dorezohet tek autoritetet 69f25c281f401

Kërcënoi Trump? Ish-drejtori i FBI, Comey dorëzohet tek autoritetet

April 29, 2026
1 minut lexim

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, u paraqit tek autoritetet të mërkurën për t’u përballur me një akuzë se një imazh që ai kishte shpërndarë për pak kohë në rrjetet sociale përbënte kërcënim ndaj jetës së presidentit Donald Trump.



Rasti lidhet me një postim në Instagram, ku Comey kishte publikuar një foto me guaska deti të renditura në formën “86 47”. Sipas prokurorëve, “eighty-six” është një term zhargoni që nënkupton “hiq qafe”, duke e interpretuar si nxitje për dhunë ndaj Trumpit, presidentit të 47-të.

Comey ka mohuar çdo shkelje, duke deklaruar se nuk ishte në dijeni të kuptimit të numrave dhe duke e cilësuar çështjen si të motivuar politikisht. Ai nuk foli gjatë paraqitjes së tij të shkurtër në një gjykatë në Virxhinia, por avokati i tij tha se do të argumentojnë se bëhet fjalë për një ndjekje hakmarrëse për shkak të kritikave të tij ndaj Trumpit.

Kjo është hera e dytë që Departamenti i Drejtësisë ngre akuza penale ndaj Comey, një kritik i kahershëm i presidentit. Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche deklaroi se akuzat e reja “nuk janë absolutisht të motivuara politikisht”.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

eshs bie eksporti i mallrave teksa importi mbetet pothuajse i njejte 69f24a2cead18
Lajmi i mëparshëm

ESHS: Bie eksporti i mallrave, teksa importi mbetet pothuajse i njejtë

pse nuk u denua me burgim te perjetshem jelena gjukanoviq per spiunazh ja cfare thote juristi 69f25d0a69485
Lajmi i radhës

Pse nuk u dënua me burgim të përjetshëm Jelena Gjukanoviq për spiunazh? Ja çfarë thotë juristi

Të fundit nga

A është ende i sigurt sistemi gjerman i pensioneve?

Pensionet, ose sigurimi i pensioneve, kanë qenë një çështje shumë e diskutueshme në Gjermani për vite me radhë. Këtë herë, edhe Kancelari Friedrich Merz (CDU) hapi një debat serioz në këtë drejtim. “Sigurimi shtetëror me ligjor
ShkoLartë