Kërcënimi me jetë i prokurorit Elez Blakaj!

April 19, 2022
min lexim

Në debatin e zhvilluar për skandalin “Veteranët”, gjenaral Agim Çeku dhe Shkumbin Demaliaj, e konsiderojnë si “betejë të humbur” të prokurorit Elez Blakaj! Ata anashkalojnë shantazhin dhe kërcënimin, të bërë nga kryeministri Haradinaj dhe deputeti  Shkumbin Demaliaj, i cili qe arrestuar, pikërisht, për kërcënimin e bërë ndaj zotëri Blakaj. Tamam, si “Komora” italiane! Të trimëruar nga këta dhe personalisht prokurori Lumezi, me vartësit e tij, nga Këshilli Prokurorial, banda e banditër numerikë, terrorizuan, me mesazhe e telefonata, prokurorin Blakaj dhe familjen e tij të gjerë, me kërcënime me jetë! Të gjthë këtë maskaradë zyrtare, e vezhgoi, nga afër, Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila e tërhoqi me urgjencë, Prokurorin Blakaj, në SHBA. Kjo është edhe arsyeja e dorëheqjes të kryeministrit Haradinaj. Të tjerat janë broçkulla! 

Prokurori dinjitoz Elez Blakaj, profesional dhe i guximshëm, seleksionoi dhe skarcoi më shumë se 19.000 veteranë të rremë, madje, në një kohë rekorde. Realisht, deri atëherë, ishin 33.600 veteranë të rremë. Tashmë, kjo shifër është rritur dhe vazhdon të rritet! Fillimisht, prokurorin Blakaj, e mbështeti edhe vet Prokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, duke thënë se “janë tej 19 mijë veteranë të rremë”! Por, krejt papritur, Lumezi iu bashkua akuzës të kryeministrit Haradinaj, kundër kolegut të tij Blakaj, madje, vrazhdët, pa etikë, pamoralshëm dhe pacipshëm! 

Të një mendje me prokurorin Blakaj, ishin edhe presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli, komandantët e Zonës të Drenicës dhe e gjithë garda e komandantëve profesional luftëbërës të FARK-ut. Megjithatë, asgjë nuk e shpëtoi, nga ndëshkimi, prokurorin Elez Blakaj! Akuzuesit u kapën pas pak emrave të veteranëve, të prapavijës, të hequr nga lista e veteranëve, bazuar në pavlefshmërinë e formularëve të mbushur, të cilët, me korrigjimin e tyre, sërishmi përfitonin.

Gjeneral Spiro Butka, kryetar i OVL të UÇK-së, për luftëtarët e Shqipërisë, thotë se “kam dorëzuar listën plotore, prej fiks 186 veteranëve nga Shqipëria, të angazhuar në Luftën e Kosovës. Por, tani gëzojnë pensionin 3.000 “veteranë” dhe ky numër vazhdon të rritet mëtej! Për këtë askush nuk më ka konsultuar mua, si kryetar legjitim i kësaj Organizate”!!! Gjeneral Butka flet me emër e mbiemër, për komandantët që kanë dhënë, më saktë, shitur “Deshmitë e Veteranit” dhe bizneset që kanë hapur ata, me sekserët e tyre, në Shqipëri! Këto të dhëna, kryetari Spiro Butka, i ka bërë publike dhe ka polemizuar në mediet e Shqipërisë,  dhe të Kosovës, me “falsifikatorët abuzues”, siç i quan ata, kolonjari, Gjeneral Butka.

Me largimin e dhunshëm, të Prokurorit Elez Blakaj, pse prokurori Aleksandër Lumezi, me lukuninë e tij, Këshillin Prokurorial, nuk vazhdoi verifikimin dhe spastrimin e listave emërore, gjegjësisht, veteranët e rremë?! Pse heshti qeveria, shteti dhe i gjithë Sistemi korruptiv i Drejtësisë!? Pse pengohet, arbitrarisht e poshtërsisht, Vettingu, testimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, kërkesë kjo edhe e BE-së?! Pse u anashkalua dhe u refuzua Ambasada Britaneze, si monitoruese, këshillë-dhënëse, në çështjen e Vettingut?! 

Dhe, keni fytyrë të kërkoni vazhdimin e mandateve, brenda klanit, korruptiv e kriminal, edhe pse keni stivuar shumë mijëra dosje kriminale, në pritje të skadencës, parashkrimit të lëndëve gjyqësore, me paramendim dhe qëllime korruptive. Kundër këtyre pisllëqeve duhet të protestojë populli i Kosovës, pa u lënë hapësirë manipulative, sharlatanëve të tipit Rrahman Jashari e Faton Klinaku, me kërkesat e tyre iracionale, hiç reale, që i kalojnë mundësitë buxhetore aktuale shtetërore. Ata dhe shumë të tjerë si ata, në Kosovë, janë në një linjë me Serbinë dhe aleatën e saj, Rusinë, në shantazhimin dhe kërcënimin që i bëjnë popullit dhe shtetit të Kosovës! Dhe, megjithatë, heshtë populli dhe shteti – njëherësh!!

Vijon …

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Amerikanët “pushtojnë” zyrën e Vuçiqit, Presidenca flet për takimin

Story i radhës

Çmimet e kartave grafike po rikthehen në normalitet

Të fundit nga

ShkoLartë