Kërcënimi i kryetarit të komunës së Haraçinës/Prokuroria Publike ngre procedurë penale ndaj një 69-vjeçari nga Haraçina

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Dhunë, sipas nenit 386 paragrafi 1 të Kodit Penal.

I dyshuari, një 69-vjeçar nga Haraçina, ka hyrë në zyrën e kryetarit të komunës më datë 23 maj 2023, duke e kërkuar me forcë që t’i jepet tokë nën pronësi të Komunës së Haraçinës. Pasi nuk e ka gjetur në zyrë, ai e ka takuar në oborr kryetarin e komunës dhe ka nisur ta ofendojë ashpër, ta kërcënojë dhe të sillet në mënyrë të dhunshme me të.

Për të siguruar prezencën e të dyshuarit dhe mbarëvajtjen e procedurës penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, propozimin për caktimin e masës së sigurisë – obligim për të dyshuarin që të raportojnë herë pas here tek organe kompetent shtetërore, ndalimin e vizitës në objektet zyrtare të Komunës së Haraçinës, si dhe ndalimin e afrimit apo vendosjes së kontakteve me kryetarin e komunës.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Kjo është erëza që do t’i ruaj rrobat tuaja të padëmtuara

Story i radhës

Kosovë, kryeministri Kurti takohet me komandantin e KFOR-it

Të fundit nga