Këpucë të kuqe mbulojnë sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Gratë dhe vajzat në të gjithë botën më ”8 Mars” përpiqen të japin mesazhe në mënyra të ndryshme për barazinë gjinore, kundër dhunës, shkollimit apo karrierës.

Instilacioni “Këpucët e kuqe” e artistes meksikane Elina është pozicionuar në sheshin “Skënderbej” në  Tiranë.

Këpucët simbolizojnë gratë e vrara, kurse ngjyra e kuqe, gjakun e derdhur.

Studentet e fakultetit të Shkencave sociale po marshojnë këtë 8 Mars drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar barazi gjinore.

“Tetë orë në këmbë, student dhe punëtor, a të fle gjumë, a t’shkoj në shkollë. Dua liri, të drejta unë dua, ba-ra-zi, mes burrit dhe gruas

Bukë dhe trëndafila, bukë dhe trëndafila, djem edhe vajza, së bashku protestojmë, në rrugë do të dalim të drejtat të kërkojmë, është një nga thirrjet e tyre”, janë një pjesë e thirrjeve të tyre.

Emrat e rrugëve të kryeqytetit një prej mbrëmjeve të janarit u zëvendësuan në mënyrë simbolike me emrat e 20 grave të cilat përgjatë vitit që lamë pas ishin viktima të dhunës së bashkëshortëve të tyre, nismë e ndërmarrë nga një grup aktivistësh.

Viti 2021 u mbyll me një bilanc tragjik grash të vrara, ndërsa u pasua sërish me ngjarje të tjera gjatë 2022-shit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barcelona planifikon rikthimin e Messit

Story i radhës

Këto janë vendet ku do ketë ndërprerje të rrymës

Të fundit nga