Këlliçi e Veliaj në një ditë në SPAK/ Analiza e Lubonjës: Kërcet dhe tregon që këtu ka politikë!

December 27, 2024
1 minut lexim

Ditën e sotme (26 dhjetor) kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish deputeti i PD, Belind Këlliçi u paraqitën në SPAK, duke dhënë sqarime për disa orë.

Për analistin Fatos Lubonja, me këtë lëvizje SPAK kërkon të japë nje mesazh te publiku se po vepron në të dyja anët, por nga ana tjetër ai tha se kjo kërcet dhe tregon se ka politikë.

Sipas tij ekziston një ‘rreth i mbyllur’ nga politika, e cila bashkëpunon me krimin për të vjedhur, vjedh votë dhe bashkëpunon me krimin, pastaj mbledh para dhe me këto para merr pushtetin dhe më pas mban pushtetin për të vjedhur.

“Unë gjykoj që këtu ka politike. Fakti që Këlliçi hetohet në një ditë me Veliajn, kërcet dhe tregon që këtu ka politike. Duhet me i dhënë një mesazh publikut që ne nuk jemi as me këtë as me atë, të dyja anët janë të korruptuar. Por mos harrojmë që këtej janë futur dy lider të opozitës, kurse liderit tjetër nuk i përmendet as emri. SPAK në thelbin e vet nuk po jep provë për një gjë që është e rëndësishme. Prova ka të bëjë merr këtë që sistemi i ngritur nga ne është vidh vidh që të marrësh pushtet dhe merr pushtet që të vjedhësh. Është një rreth i mbyllur. Pra nëse veprohet kështu nga politika, bashkëpuno me krimin për të vjedhur, pastaj vjedh votën në bashkëpunim me krimin mbledh dhe para dhe pastaj me këto merr pushtet dhe pastaj pushtetin e përdor për të vjedhur, pra një rreth i mbyllur, SPAK në këto raste që ka hapur, nuk e mbyll këtë, pro i le të hapur”, tha Lubonja në emisionin Open në News24.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Disa nga transportuesit privatë në Shkup qarkullojnë me kapacitet të reduktuar

Story i radhës

“Lista serbe, në zgjedhje”/ Befason Hisen Berisha: Përjashtimi i përfaqësuesve serbë, i dëmshëm për Kosovën

Të fundit nga

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë

Shpërbëhet Bundestagu, shpallen zgjedhjet e parakohshme

Presidenti Steinmeier ka vendosur të shpërbëjë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakoshme. Zgjedhjet janë të domosdoshme, sepse qeveria ka humbur shumicën parlamentare. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeierka vendosur që të shpërbëjë Bundestagun dhe ka

​Thuram i jep një premtim Interit

Marcus Thuram thotë se ai kurrë nuk do të përdorë klauzolën e tij të lirimit për t’u larguar nga Interi. Francezi nuk dëshiron të përdorë një klauzolë prej 85 milionë euro për
ShkoLartë