kejsi jazxhi dua lipa e re e muzikes shqiptare 6a1efd1b85394

Kejsi Jazxhi, “Dua Lipa” e re e muzikës shqiptare?

June 2, 2026
1 minut lexim

Kejsi Jazxhi është një këngëtare e re shqiptare që është bërë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në talent-show dhe festivale muzikore. Ajo ka tërhequr vëmendjen me zërin e saj të veçantë dhe interpretimer.

Në vitin 2024, Kejsi mori pjesë në Festivali i Këngës 63 me këngën Kur bota hesht, një baladë me mesazh social dhe human.

Emri i këngëtares së re Kejsi Jazxhi po përmendet gjithnjë e më shumë në qarqet muzikore shqiptare, ndërsa shumë dashamirës të muzikës dhe profesionistë të skenës kanë nisur ta krahasojnë atë me yllin botëror Dua Lipa.

Pas paraqitjeve të suksesshme në skenat shqiptare, Kejsi vjen këtë vit si një nga emrat më premtues të Festivalit të Pranverës në RTSH, me këngën e saj më të re “Veten Çliro”, një projekt që po ngjall interes të madh që para prezantimit zyrtar.

Kënga mban firmën e producentit dhe kompozitorit të njohur Serxho Hajdini, i cili ka krijuar një produksion modern, të fuqishëm radiofonik, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar Alfredo Shabani, duke sjellë një mesazh frymëzues për lirinë shpirtërore, forcën personale dhe çlirimin nga kufijtë që njeriu i vendos vetes.

Sipas komenteve të para nga njerëz të industrisë muzikore, “Veten Çliro” konsiderohet një nga projektet më konkurruese të këtij edicioni dhe Kejsi Jazxhi shihet si një nga pretendentet serioze për të fituar trofeun e Festivalit të Pranverës.

@alfredoshab Motra e Dua Lipes pjese ne festivalin e pranveres😍😍😍 @Kejsi Jazxhi ♬ original sound – Alfredo Shabani

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irak dy ushtare amerikan dhe nje britanik humbin jeten gjate stervitjes 6a1efc53325b4
Lajmi i mëparshëm

Irak/ Dy ushtarë amerikan dhe një britanik humbin jetën gjatë stërvitjes

shkeljet e te huajve ne safe city shume shpejte ne fuqi 6a1f010ceb62d
Lajmi i radhës

Shkeljet e të huajve në “Safe City”, shumë shpejtë në fuqi

Të fundit nga

ShkoLartë