Kearns i reagon Dodikut: Glorifikimi i krimeve të luftës është tragjedi

1 minut lexim

Alicia Kearns, deptuete në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka reaguar në lidhje me kurrikulën e re në shkollat e Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilat u kritikuan për shkak të glorifikimit të Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiç, dy të dënuar për krime lufte.

Sipas Kearns, glorfikimi i krimeve të luftës është një tragjedi.

Tutje, ajo ka shkruar edhe disa fjalë për Milorad Dodikun, presidentin e Republikës Serbe, i cili është i sanksionuar nga ShBA-ja.

“Fëmijët në Republika Srpska u kthyen në shkollë në një kurrikul të re duke u mësuar atyre kriminelët e dënuar të luftës Mlladiç dhe Karaxhiç janë heronj.

Glorifikimi i krimeve të luftës dhe indoktrinimi i të rinjve serbë të Bosnjës është një tragjedi.

Sulmi i Milorad Dodik ndaj së vërtetës është i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje nga Përfaqësuesja e Lartë” – ka shkruar Kearns.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Tufegxhiq: Babai i Vanjës është viktimë në procedurë

Story i radhës

Lottie Moss duket tejet e lezetshme me një fustan rozë

Të fundit nga