Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së mund t’i vlerësojnë vetëm gjykata kompetetente në Kosovë

April 5, 2022
1 minut lexim

Të drejtat e veteranëve të luftës dhe të invalidëve, përkatësisht statusin e kategorive të UÇK-së, nuk mund të kufizojnë a të mohojnë organet e shtetit me akte administrative dhe as me ndonjë ligj të ri, pavarësisht të dhënave.

Mohimi i të drejtave të dhëna me ligj ndalohen vetëm me aktgjykim të gjykatave dhe atë vetëm atëherë kurë e merrë verdikti fuqin e plotë juridike. Çdo intervenim nga Qeveria nëpërmjet Kuvendit për të bërë rivlerësimin e veteranëve të luftës së UÇK-së, te invalidët dhe të drejtave tjera, është antiligjor dhe në Gjykatën Kushtetuese e fiton të padites të drejtën ligjore. Kategorit e luftës së UÇK-së janë zgjidhur në ligj.

Ato janë parimisht të pa kontestuara. Ligje mund të nxirren nga Kuvendi dhe Qeveria a Kuvendi mund të krijojnë edhe komisione, mirëpo, ato nuk mund të rivlerësojnë vendimet e nxjerra në bazë të ligjit. Këtë e bënë gjykata me padi nga prokuroria.

Prandaj, del se forma juridike e Qeverisë së Kosovës që nëpërmjet intervenimit ligjor për të bërë rivlerësimin e kategorive të luftës është kundër Kushtetutes së Kosovës. Ajo formë e rivlerësimit vetëm krijon konflikte juridike në Republikë. Shqyrtimin e çdo lënde veç e veç e bëjnë prokuroritë në Kosovë dhe e vendosin gjykatat me aktgjykim. Mundësi tjetër juridiko-ligjore nuk ka.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Perëndimi përgatitet për sanksione të reja ndaj kompanive ruse

Story i radhës

QKUK-ja s’ka infuzion, NaCl-në e blejnë pacientët

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë