kasami takon perfaqesuesin e osce se guliyev 62791d5b45e2d

Kasami takon përfaqësuesin e OSCE-së, Guliyev

May 9, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bashkë me deputetin Bastri Bajrami dhe anëtarin e kryesisë qendrore, Semir Pajaziti në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kanë realizuar takim me nënkryetarin e kuvendit të OSCE-së, Azay Guliyev.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend por edhe në rajon dhe për krizën globale në sferën e ekonomisë. Gjithashtu me Guliyev është biseduar se vendit i duhet anëtarësim në strukturat euro-atlantike, si garancë e stabilitetit dhe prosperitetit. Njëkohësisht, biseduam për të qenë të kujdesshëm në raportet dhe skenarët e mundshëm që kanë për qëllim të shkaktojnë kriza të reja dhe trazira.

Kryetari Kasami edhe njëherë shprehi qëndrimin e tij dhe Lëvizjes BESA se në situate të tilla duhet vepruar me vigjilencë si dhe bashkëpunimi të forcohet me faktorët relevant për tejkalimin e luftrave dhe krizave të shumta.

Palët u dakorduan që takime të tilla të ketë edhe në të ardhmen.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

video radev bullgaria kishte presione serioze lidhur me maqedonine e veriut 62791d4e6e676
Story i mëparshëm

(VIDEO) Radev: Bullgaria kishte presione serioze lidhur me Maqedoninë e Veriut

9 maji dita e evropes kovacevski vetem te bashkuar drejt sfidave per integrim 62791e96aeba4
Story i radhës

9 maji, Dita e Evropës, Kovaçevski: Vetëm të bashkuar drejt sfidave për integrim

Të fundit nga

ShkoLartë