9 maji, Dita e Evropës, Kovaçevski: Vetëm të bashkuar drejt sfidave për integrim

9 maji në kalendarin botëror kujtohet si data e triumfit mbi fazhizmin dhe si Dita e Evropës, hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Për nder të kësaj dite edhe qeveria e shtetit organizoi ceremoni zyrtare në oborrin e ndërtesës së ekzekutivit. Populli i Maqedonisë asokohe kishte zgjedhur të rreshtohet me aleancës antifashiste, ndërsa sot poashtu ka zgjedhur BE-në si vend i vlerave të përbashkëta, tha kreu i qerisë, Kovaçevski, duke potencuar nevojën për vazhdimin e mëtutjeshëm të aspiratave eurointegruese.

“Të dëshmojë gadishmëri të përbashkët.Ta bëjmë hapin historik dhe të fillojmë me negociatat për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Me kufijt e ri, Bashkimi Evropian në skenën ndërkombëtare do të bëhet edhe më lojtar, sepse Evropa e ka mësuar se stabiliteti i kontinentit qëndrin në stabilitetin e tërësishëm të saj.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kasami takon përfaqësuesin e OSCE-së, Guliyev

Story i radhës

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte mysafir i emisionit “Debat” në Tv Klan Maqedoni

Të fundit nga