kasami dhe kurti ndjekin shfaqjen pertej hekurave ne shkup diskutojne edhe per bashkepunimin politik 69fa6a2228fcb

Kasami dhe Kurti ndjekin shfaqjen “Përtej hekurave” në Shkup, diskutojnë edhe për bashkëpunimin politik

May 6, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se mbrëmë ka pritur në një vizitë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin kanë ndjekur së bashku shfaqjen “Përtej hekurave” në Teatrin Shqiptar në Shkup.

“Sonte na nderoi me vizitën e tij kryeministri i Kosovës, miku im Albin Kurti, me të cilin e ndoqëm bashkë shfaqjen ‘Përtej hekurave’ në Teatrin Shqiptar në Shkup,” ka deklaruar Kasami.

Ai vlerësoi lart interpretimin artistik të trupës teatrore, duke theksuar rëndësinë e veprës që trajton një periudhë të ndjeshme politike. “Me mjeshtri të rrallë, aktorët e teatrit tonë sollën në jetë një prej veprave më të rëndësishme politike në historinë tonë bashkëkohore, shkëmbimin e letrave mes Ismail Kadare dhe Ukshin Hoti,” u shpreh ai.

Kasami bëri të ditur se takimi me Kurtin ka shërbyer edhe për diskutime politike, në prag të një ngjarjeje të rëndësishme. “Përveç që shijuam këtë kryevepër arti, me kryeministrin Kurti folëm edhe për Kongresin e Bashkimit të VLEN-it më 9 maj,” tha ai.

Në fund, ai theksoi pritshmëritë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve. “Na presin shumë punë të mira dhe bashkëpunim frytdhënës mes dy partive tona dhe dy qeverive, në të mirën e popullit tonë në dy anët e kufirit,” përfundoi Kasami.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

adriana matoshi iu kunderpergjigjet kolegeve artiste qe e kritikuan per gjuhen e saj une nuk e ule nivelin e debatit une e bej te sinqerte 69fa64429124a
Lajmi i mëparshëm

Adriana Matoshi iu kundërpërgjigjet kolegeve artiste që e kritikuan për gjuhën e saj: Unë nuk e ulë nivelin e debatit, unë e bëj të sinqertë

fondi i shendetesise verifikon pushimet e rreme mjekesore 69fa6b6d27f79
Lajmi i radhës

Fondi i Shëndetësisë verifikon pushimet e rreme mjekësore

Të fundit nga

ShkoLartë