adriana matoshi iu kunderpergjigjet kolegeve artiste qe e kritikuan per gjuhen e saj une nuk e ule nivelin e debatit une e bej te sinqerte 69fa64429124a

Adriana Matoshi iu kundërpërgjigjet kolegeve artiste që e kritikuan për gjuhën e saj: Unë nuk e ulë nivelin e debatit, unë e bëj të sinqertë

May 5, 2026
1 minut lexim

Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas kritikave që mori në rrjete sociale nga kolege të saj artiste, mes tyre Eliza Hoxha dhe Adelina Thaqi Meta.

Reagimi i Matoshit vjen pasi ditë më parë u diskutua gjerësisht një status i saj, ndërsa më pas pasuan kundërpërgjigje publike nga dy koleget, të cilat e kritikuan gjuhën dhe mënyrën e komunikimit nga një figurë publike dhe e zgjedhur.

Në statusin e saj të fundit, Matoshi thekson se arti nuk duhet parë si “dekor”, por si pasqyrë e realitetit dhe si zë për shoqërinë, duke nënvizuar se heshtja përballë padrejtësisë nuk është kulturë.

“Artisti i vërtetë nuk e ulë nivelin”, koleget artiste të Adriana Matoshit, Eliza Hoxha dhe Adelina Thaqi i dalin kundër gjuhës që ajo përdori në statusin e saj

Ajo shkruan se nuk synon t’u pëlqejë të gjithëve, por të jetë e sinqertë me veten dhe me qytetarët, duke shtuar se arti që “nuk shqetëson”, sipas saj, nuk e zgjon askënd.

Ka njerëz që flasin për ‘art’ si dekor, por nuk e durojnë kur arti bëhet pasqyrë. Unë nuk kam zgjedhur të jem e qetë kur realiteti kërkon zë… Të flasësh për shoqërinë nuk është përçarje. Të heshtësh përballë padrejtësisë nuk është kulturë”, shkroi Matoshi, duke vazhduar më tej se “arti më i mirë është ai që e kupton populli” dhe se kur flet me “gjuhën e popullit”, arti jeton jo vetëm në skenë, por edhe tek secili që e ndjen.

Në fund të shkrimit, deputetja e VV-së u shpreh se është e lodhur nga “moralizma bosh” dhe ftoi që debati të zhvendoset te veprat: “Mjaft me moralizma bosh. Flasim për vepra”, përfundoi ajo. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sekretari amerikan armepushimi me iranin nuk ka perfunduar 69fa62e22bceb
Lajmi i mëparshëm

Sekretari amerikan: Armëpushimi me Iranin nuk ka përfunduar

kasami dhe kurti ndjekin shfaqjen pertej hekurave ne shkup diskutojne edhe per bashkepunimin politik 69fa6a2228fcb
Lajmi i radhës

Kasami dhe Kurti ndjekin shfaqjen “Përtej hekurave” në Shkup, diskutojnë edhe për bashkëpunimin politik

Të fundit nga

ShkoLartë