Kasami: Ata që kanë marrë rrogë dhe s’kanë punuar, do t’i kthejnë paratë

February 15, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në sonte në “ClickPlus” në “TV21” ka komentuar kontratat në vepër që janë realizuar në këtë Komunë gjatë pushtetit të kaluar lokal. Kasami tha se ata persona që nuk kanë dëshmi që kanë realizuar punën për të cilën janë angazhuar, do të duhet t’i kthejnë paratë.

“Ata që kanë marrë rrogë dhe s’kanë punuar, do t’i kthejnë paratë”, tha mes tjerash Kasami.

Kasami tha se pushteti i kaluar lokal në këtë Komunë ka nënshkruar kontrata pasi që puna për një çështje të caktuar është nënshkruar.

“Një nga shembujt për keqpërdorimin e tenderëve është shtegu i biçikletave, që është publikuar pas përfundimit të punës, para zgjedhjeve, Për këtë ka edhe padi penale. Rast tjetër është nënshkrimi i kontratave për dy vjet me A1 me çka janë blerë më tepër se 20 telefona të shtrenjtë me vlerë prej 100 eurove, Samsung, Iphone. Kemi 340 marrëveshje dy vjeçare me A1 të cilat nuk mund t’i ndalojmë sepse do të duhet të paguajmë”

Ai tha se nuk është penduar që është bërë kryetar komune, ndërkaq kritikoi pushtetin e kaluar lokal, duke thënë se janë bërë shumë parregullsi.

“Përkundrazi, kur po e shoh masakrën që i është bërë një komune shqiptare, në këtë rast Komuna më e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e shoh se po të kisha pasur edhe një mundësi tjetër, dy fish do të kishte qenë përkushtimi dhe angazhimi që të jem në krye të Tetovës”, tha mes tjerash Kasami.

“Tetovarët me votën e tyre në zgjedhjet e fundit lokale 50 për qind të zullumit që i është bërë Tetovës dhe tetovarëve e kanë ndalur në moment të daljes së rezultatit përfundimtar dhe ndërrimit të pushtetit, dhe tash mbetet 50 përqindëshi tjetër i atij dëmi dhe zullumi ta përmirësojmë dhe ta eliminojmë në katër vitet e ardhshme”, pohoi Kasami.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Rama sot takon Blinken

Story i radhës

Novak Gjokoviq: Më mirë të humbas trofe sesa të marrë vaksinë antiCOVID

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë