Kapet “skifteri” nga Kosova, bënte “kërdinë” me vjedhje në Sarandë (VIDEO)

min lexim

Sarandë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Same”.

Vihet në pranga një 37-vjeçar, autor i dyshuar i 3 vjedhjeve, në lagjen nr. 1, Sarandë.

Sekuestrohen 2 armë të ftohta (thika), që ky shtetas i mbante në automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Same”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– A. G., 37 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, për të cilin Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”.
Shtetasi A. G. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës, konkretisht:
– Më datë 26.04.2022, dyshohet se ka vjedhur motorin e një mjeti lundrues të ankoruar, në pronësi të shtetasit T. M.;
– Më datë 19.09.2022, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektronike, në një subjekt tregtar;
– Më datë 04.10.2022, dyshohet se ka vjedhur disa produkte, në një subjekt tregtar.
Gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte në momentin e ndalimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë të ftohta (thika).
Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në veshjen rrjetë Adelina tregon trupin e saj

Story i radhës

Veliaj: Në këto 7 vite kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive

Të fundit nga