Kaosi – etika dhe jo profesionalizmi në mjetet e informimit të Kosovës

February 6, 2022
min lexim

Nuk ka dyshim se mjetet e ashtuquajtura të informimit në Kosovë mbajnë përgjegjësi morale, ligjore dhe kombëtare për gjendjen kaotike në shoqëri. Këto mjete të “informimit” të cilat u themeluan pas çlirimit të Kosovës, më shumë për interesa biznesore e në anën tjetër në krahë të grupeve të interesit të partive politike dhe të mafisë biznesore. Kështu grupet e interesit të cilat janë si [para politikë] e partive dhe klaneve të fuqishme përmes filialeve, portaleve dhe televizioneve private arritën ti kapin institucionet dhe agjencitë e ndryshme deri tek privatizimi i aseteve ekonomike kombëtare. Këto mjete të informimit në Kosovë në vazhdimësi përmes politikës redaktuese dhe joprofesionale i kanë shkaktuar dëme shoqërisë Kosovare.

Mjerisht numëri më i madh i këtyre mediumeve e sidomos atyre elektronike përkrahjen materialofinanciar e kanë nga mafia banesore. Këto mediume arritën të licencohen pa ndonjë analizë të mirëfilltë të kualitetit dhe profesionalizmit të burimeve njerëzore të cilat janë parakusht për funksionimin e kodit dhe etikës në lamin e gazetarisë dhe të informimit.

Duhet theksuar se shtetet në sisteme të ndryshme politike, prioritet dhe parakusht në ndërtimin e mirëfilltë të sistemit informativ kanë përgatitjen arsimore dhe profesionale të gazetarëve, redaktorëve dhe stafit përcjellës në aspektin organizativ, edukativ duke u bazuar në nivelin e njohurive të politikës në përgjithësi. Në Kosovë që nga pas lufta lindën me qindra portale, revista, radio e televizione private pa kurrfarë kriteresh.

Tani këto mediume jo profesionale për shkak të padijes po e helmojnë opinionin përmes debateve te cilat nuk i shërbejnë askujt përpos që po krijojnë kaos dhe po e irritojnë popullin në përgjithësi. Në kohën e tanishme në të cilën po jetojmë është për dhimbje niveli profesional dhe kadrovike në mjetet tona të informimit, që nga drejtori, Kryeredaktori e deri tek gazetari apo moderatori, i cili udhëheq debate apo tema politike të cilat janë bërë të neveritshme në mediumet e Kosovës. Kjo mënyrë e politikës redaktuese në mjetet e informimit nuk është rrugë e duhur në avancimin e sektorit informativ, kulturor të një shoqërie demokratike.

Kjo krijon situata të panevojshme konfliktuoze përçarëse duke e polarizuar jo vetëm skenën politike por edhe opinionin në përgjithësi. Po thuajse se në të gjitha televizionet që transmetojnë program në Kosovë që nga Radio Televizioni i Kosovës i cili financohet nga buxheti i Shtetit, i cili duhet të ishte medium i pavarur i të gjithë qytetareve, është shembulli më i keq i kapur nga politika i cili është shndërruar në servisë informativ privat. Po thuajse se në të njëjtën rrugë dhe mendësi po veprojnë edhe televizionet tjera private të cilat punojnë në Kosovë e të cilat janë themeluar nga individët të cilët ishin pjesë e grupeve të interesit politikë dhe biznesor të partive politike të lidhura me showbizin. Këto mediume vite me radhë përmes të ashtuquajturve analistë, – opinionistë po e helmojnë dhe irritojnë opinionin e gjerë. Emrat e këtyre “analistëve” të cilët janë strehuar nëpër këto mediume private televizive, deri vonë kanë qenë enigmatikë për shoqërinë. Por si thotë populli “vakti e hanë kashtën”.

Ky soj i analistëve janë shndërruar në profilet të politikanëve, të vizionareve duke dhënë opinione dhe parashikime për të ardhmen e vendit. Këta me vite janë rreshtuar pas disa partive politike të cilat vite me radhë kanë qeverisë me vendin dhe misioni i këtyre individëve apo grupeve të opinionistëve janë kompatibile me interesin e pronareve të këtyre televizioneve.

Mënyra e kulturës dhe e komunikimit nivelin e mjerueshëm i dijes i profesionalizmit, kulturës dhe i integritetit intelektual është për tu dëshiruar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ковачевски: Oчекувам уште утре да има решение за минималната плата

Story i radhës

VOA: Rusia grumbullon rreth 70% të kapacitetit ushtarak në Ukrainë, synon pushimin në javët në vazhdim

Të fundit nga

Barcelona rrezikon dënim të rëndë nga UEFA

Barcelona mund të marrë një dënim të rëndë nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar. Sipas raportimeve të “The Times”, organi mbikëqyrës i UEFA-s për kontrollin financiar të klubeve
sqmken
ShkoLartë