Kanye West pranon publikisht pëlqimin për mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner

min lexim

Postimi i ri i Kanye West në Instagram zbuloi një rrëfim të pazakontë romantik.

Reperi i “Donda”, 45-vjeç, tha se ka pëlqim për Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou, 25-vjeçare, mikesha e ngushtë e motrës më të vogël të ish-gruas së tij Kim Kardashian, Kylie Jenner.

“E gjithë bota e di që kam pëlqim për Stas”, shkroi reperi për modelen mahnitëse në Instagram të enjten (6 tetor) duke treguar se ai e ndihmoi atë dhe miqtë e saj të futeshin fshehurazi në shfaqjen e Balenciaga në Javën e Modës në Paris.

Image

Postimi

Ky rrëfim i tij erdhi mes një morie postimesh nga muzikanti këtë javë, me një që shfaqte Kylie, në shfaqjen e tij të fundit të modës Balenciaga, shkruan DailyMail.

“Në rregull, më duhet të pranoj se i thash Johan të fuste Anastasia, Victorian dhe Carter në shfaqjen e Balenciagas dhe po e gjithë bota e di që unë kam pëlqim për Stas”, ka shkruar Kanye.

Johan reperi ka shumë të ngjarë t’i referohet drejtorit të marrëdhënieve me VIP dhe modës së Balenciaga, Johan Fleury.

“Por Victoria është gjithashtu e mirë, unë thjesht ndjej se njerëzit të tillë nuk duhet të frenohen nga frika se mos humbasin ndonjë gjë”, shtoi ai, duke iu referuar me sa duket ish-asistentes së Kylie, Victoria Villarroel, 30 vjeçe.

Më pas ai u shfaq duke bërë një gërmim në familjen Kardashian.

Stassie u fotografua duke marrë pjesë në shfaqjen Balenciaga të cilën Kanye e hapi një ditë para momentit të tij të diskutueshme Yeezy në Paris.

Influencuesja ishe e shoqëruar së bashku me Kylie, Khloe Kardashian dhe Christine Quinn.

Përveçse që është mikesha e ngushtë e Kyliet, ajo është e famshëm për fizikun e saj joshës, të cilën ajo e shfaq shpesh në rrjetet e saj sociale në foto të nxehta me bikini.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Greva njëmujore në arsim e organizuar nga SBASHK-u, është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës në dy dekadat e fundit..!?

Story i radhës

Acer zbulon laptopin më të hollë në botë

Të fundit nga