Kanosi deputetin Avdullah Hoti përmes Facebook-ut, ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit

July 24, 2023
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.S për shkak se kishte kanosur një deputet të Kuvendit të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.S., për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më 15.12.2022 në Prishtinë, pasi i dëmtuari A.H., deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte postuar në profilin e tij në rrjetit social “Facebook” mendimin e tij për zhvillimet politike në vend, i pandehuri i lartcekur, me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social “Facebook”, i shkruan koment që lidhet me punën apo me pozitën e të dëmtuarit dhe e kanosë seriozisht me fjalët:

“Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”, ku me këtë rast tek i dëmtuari shkakton ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri kryen veprën penale të kanosjes.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse ankthi po ju lë pa gjumë, mësoni 5 zakonet që do ju bëjnë të flini më qetë

Story i radhës

Vendimi i qeverisë Kurti krijon radhë në Morinë

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë