Kanada, dënohet me 8 vjet burg personi që tentoi të sulmojë xhaminë

July 26, 2023
1 minut lexim

Një person që kishte tentuar të sulmojë një xhami në Kanada me një sëpatë dhe sprej piper në vitin 2022 u dënua me 8 vjet burg, transmeton Anadolu.

Gjykata shpalli vendimin e saj për Mohammad Moiz Omar, i cili tentoi të sulmonte xhaminë Dar Al-Tawhid në Kanada me gaz lotsjellës dhe një sëpatë.

Ndërsa Omari u dënua me 8 vjet burg, të dhënat e gjykatës thanë se Omar kishte për qëllim të “bënte dëm masiv” dhe “të frikësonte muslimanët” dhe se ai ndjente “urrejtje të fortë ndaj muslimanëve”.

Në procesverbal u raportua se Omari, i cili ishte 24 vjeç në kohën e sulmit, u deklarua fajtor për “përdorim të substancave të dëmshme me qëllim të dëmtimit trupor”, “sulm me armë” dhe “dëmtim të pasurisë fetare” më 19 korrik.

Mësohet se Omari do të kalojë rreth 5 vite në burg, duke patur parasysh kohën që ka kaluar në paraburgim dhe se në gjysmën e kësaj periudhe do të ketë mundësi të lirohet me kusht.

Tentativa për sulm

Në Mississauga të Kanadasë, më 19 mars 2022, Omari spërkati me gaz piper dhe donte të sulmonte me sëpatë besimtarët që po falnin namazin e sabahut në xhaminë Dar Al-Tawhid.

Imami i xhamisë, Ibrahim Hindy në një deklaratë tha se një sulmues me sprej piper dhe një sëpatë u ndalua para se t’i dëmtonte besimtarët që po përgatiteshin për namaz.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Drejtorisë së Doganave i shtohet edhe një qen gjurmues! Do të zbulojë narkotikë, armë dhe para

Story i radhës

Shefat e diplomacisë së Armenisë, Azerbajxhanit dhe Rusisë diskutojnë për Karabakun

Të fundit nga

ShkoLartë