Kampioni shqiptar nga Presheva: Kjo është arsyeja përse asnjëherë nuk i kam pranuar ofertat e Serbisë

February 15, 2022
1 minut lexim

Shefat Isufi, është një tjetër shqiptar në arenën e boksit që po ngre në peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve, pasi ka ndërtuar një karrierë të sukseshme.

I riu nga Presheva nisi hapat e para në boks që në ishte një fëmijë, më pas filloi me boksi amator në Kosovë dhë pas largimit në Gjermani filloi të merrët me  boks profesional duke u bërë shpejt kampion dhe i njohur në arënën ndërkombëtare.

Në një intervistë për”Abc-ja e mëngjesit”, boksieri rrëfeu vështirësitë që ka hasur gjatë fillimeve të karrierës. Ndër të tjera, ai u ndal dhe te ndeshja që mbajti në Serbi, ku shënoi një tjetër fitore. Duke folur për emocionet që përjetoi, Isufi tha se ka punuar fort për këtë ndeshje pasi nuk donte që të dilte kurrsesi humbës.

Boksieri tha se ka marrë oferta nga Serbia por nuk ka pranuar. “Ka qenë një ndeshje krejt ndryshe në Serbi. Kur jam ngritur në ringun serb, jemi munduar që të ngremë ngjyrat tona kuq e zi. Nuk e lejuan por u veshëm kuq e zi. Nuk iu ka pëlqyer aq shumë por më ka ardhur mirë që të prezantoj ngjyrat tona.

Kur më jepet shansi të prezantoj flamurin kuq e zi e bëj por kur nuk më lejohet duhet të ngre flamurin e Gjermanisë. Ka pasur ndeshje që i kam anuluar për shkak të flamurit. Duke i ditur raportet me Serbinë nuk doja të dilja si humbës. Jam përgatitur maksimalisht por kam pasur dhe shumë mbështetje.”, tha ai.

“Kam pasur oferta nga Serbia, dhe në olimpiadë, nuk kam pranuar. Kanë qenë oferta shumë të mëdha për të boksuar në olimpiadë. Është një ëndërr për mua por nuk kam pranuar për shkak të Serbisë.”, shtoi më tej boksieri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Elgit Doda tregon kush e meriton fitoren e BBV

Story i radhës

Takohen Edi Rama dhe Antonio Guterres, delegacioni shqiptar do të udhëtojë drejt Washingtonit

Të fundit nga

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë