Elgit Doda tregon kush e meriton fitoren e BBV

Elgit Doda është miku i Donaldit dhe e ka mbështetur shumë që të marrë fitoren e Big Brother VIP.

Në një spektakël, shkoi të surprizonte Donaldin dhe kudo në rrjet qarkulluan fjalët që supozohej se i kishte thënë në vesh.

Në “Wake Up”, Elgit Doda tha se nuk i ka thënë në asnjë moment “ke dalë keq”, thjesht “I love you I love you, jepi forca”.

Elgit Doda: Për fatin e mirë, jam në panel sot. E meriton fitoren. Realisht ai djalë aty ka shfaqur të gjithë dimensionet e veta, është shtrydhur deri në pikën e fundit. Sa lajme janë bërë për atë, të mbledhësh të gjithë bashkë ata, nuk janë bërë.

Unë hyra për Donaldin, por i këndova dhe Monikës. Unë e kam thënë që produksioni kur unë kam folur dhe është aluduar se i kam thënë diçka, është thënë vetëm “I love you I love you, jepi forca” dhe si ka dalë aty “ke dalë keq”, s’ka lidhje. Unë i pashë të gjithë, është tjetër kur i shikon dhe tjetër kur i takon. Është presion i fortë psikologjik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raportohet se disa trupa ruse po largohen nga kufiri me Ukrainën

Story i radhës

Kampioni shqiptar nga Presheva: Kjo është arsyeja përse asnjëherë nuk i kam pranuar ofertat e Serbisë

Të fundit nga