Kampionati Botëror vazhdon sot me katër super ndeshje – luajnë Zvicra, Brazili, Portugalia e Uruguai

Kampionati Botëror 2022 do të vazhdojë sot me katër ndeshje të tjera.

Në kuadër të Kupës së Botës 2022 që po zhvillohet në Katar, sot janë në orar ndeshjet e grupit G dhe grupit H.

Ditën e nis grupi G, me ndeshjen Zvicër – Kamerun, ndeshje kjo e cila luhet me fillim nga ora 11:00.

Më pas, mesditën dhe pasditen e vazhdon grupi H, me ndeshjet Uruguai – Koreja e Jugut dhe Portugali – Gana.

Uruguai e luan ndeshjen e vet me fillim nga ora 14:00, derisa Portugalia luan me fillim nga ora 17:00.

Ndërsa, për ta mbyllur ditën duhet kthyer te grupi G, ku Brazili do të përballet me Serbinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E fejuara mahnitëse e Courtois rrezatoi në tribuna teksa e ndoqi portierin belg duke mbrojtur penalltinë ndaj Kanadasë

Story i radhës

Zyrtari i OBSH-së viziton spitalet e dëmtuara në Dnipro të Ukrainës

Të fundit nga

Bergamo në festë

Bergamo festoi deri në të gdhirë për suksesin e arritur nga Gjimshiti me shokë të cilët