Kate po shërohet nga kanceri? Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e saj

Shërimi i Princeshës së Uellsit duket se është në rrugën e duhur teksa ajo po e vazhdon trajtimin e saj në shtëpi në Windsor, pasi u diagnostikua me kancer në mars.

Që nga fillimi i vitit, Princi William ka rregulluar orarin e tij të detyrave publike në mënyrë të tillë që të jetë sa më pranë gruas dhe fëmijëve të tij: Princit George, dhjetë vjeç, Princeshës Charlotte, nëntë vjeç dhe Princit Louis, gjashtë vjeç.

E duket se tani mbërrin një lajm i mirë në lidhje me shëndetin e Kate. Shenja e parë se rikuperimi i princeshës po shkon mirë është se William do të marrë pjesë në dy ngjarje publike, të cilat do ta shohin atë të largohet nga Windsor për një natë.

Ky vendim, thonë ekspertët mbretërorë, na bën të mendojmë se princesha po ndihet shumë më mirë, në mënyrë që William të ketë guximin të jetë larg shtëpisë.

“Dëshira e tij për të kaluar një natë larg shtëpisë është treguesi më i mirë deri më tani se Princesha e Uellsit është në rrugën e duhur, se ajo është në shërim”, tha një redaktor i famshëm mbretëror për shtypin e huaj.

Story i mëparshëm

Nga plotësimi i vakancave të krijuara nga vettingu tek rikthimi i besueshmërisë- Kreu i KLP rendit sfidat

Story i radhës

Bergamo në festë

Të fundit nga