Bergamo në festë

Bergamo festoi deri në të gdhirë për suksesin e arritur nga Gjimshiti me shokë të cilët dërguan Atalantën për herë të parë në historinë 117-vjeçare të klubit në një finale europiane.

Bergamaskët ia dolën me sukses nga përballja e dyfishtë me Marseille duke i eliminuar francezët me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Një arritje e jashtëzakonshme për Atalantën që shpërblen punën disavjeçare të drejtuesve të klubit dhe trajnerit Gian Piero Gasperini për filozofinë e ndjekur.

Kështu, ishte e pamundur që në Bergamo të mos i gëzoheshin këtij triumfi me tifozët të cilët u mblodhën në qendër ku nuk munguan edhe fishekzjarret.

Tashmë, Atalanta nis përgatitjet për dy finalet e këtij sezoni teksa më datë 15 maj sfidon Juventusin për Kupën e Italisë ndërsa më 22 maj, në Dublin përballet me Bayer Leverkusen për trofeun e Europa League.

Story i mëparshëm

Kate po shërohet nga kanceri? Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e saj

Story i radhës

Mali i Zi kundër Serbisë për Srebrenicën, Spajiç: Votojmë për të dënuar gjenocidin

Të fundit nga