Kallëzim penal për pesë persona për kontrabandë të 7.000 kilogramëve kanabis

1 minut lexim

Sektori për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë doganore sot ka iniciuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër një personi juridik dhe katër personave fizik për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në prodhim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë” dhe “kontrabandë”.

Me 11 gusht në Njësinë doganore Gjevgjeli, gjatë kontrollit shtesë të importit është gjetur material i prerë ku pas testimit është konstatuar prania e një përbërësi psikoaktiv që hy në përbërjen e bimës së kanabisit.

Me zbulimin dhe parandalimin e tentativës për kontrabandë të këtyre mallrave, siç informoi sot Drejtoria doganore është parandaluar edhe prodhim i paautorizuar dhe lëshim në prodhim të 7.000 kilogramëve lule kanabis e cila në tregun ilegal të mjeteve narkotike do të kapte vlerën mbi 20 milionë euro.

Story i mëparshëm

Millkov: Tani është mundësia që Bullgaria dhe Maqedonia t’i zgjidhin çështjet që i kanë penalizuar me dekada

Story i radhës

Aksident i frikshëm në autostradë, një i vdekur dhe katër të plagosur

Të fundit nga