Aksident i frikshëm në autostradë, një i vdekur dhe katër të plagosur

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ky aksident ka ndodhur në kilometrin e 56-të të autostradës, konkretisht në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë.

Sipas fotografive, shihet që aksidenti ka qenë i rëndë, dhe makina ka përfunduar poshtë rrugës.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi./Express/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kallëzim penal për pesë persona për kontrabandë të 7.000 kilogramëve kanabis

Story i radhës

Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë dhe zbulon pse po kërcënon Ilir Meta

Të fundit nga