Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka ngritur kallëzim penal kundër R.N dhe M.N, çift Dibra.
Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “tregti me fëmijë” për shkak se kanë detyruar të lypë.
“Sipas denoncimit, fëmija e mitur është detyruar të lypë dhe i është ushtruar dhunë fizike”, thuhet në raportin e policisë.
Ata shtojnë se gjatë ditës, çifti nga Dibra do të dërgohet para gjykatësit në procedurë paraprake.
Prokuroria sqaroi që kjo është e dënueshme në bazë të nenit 418-g, paragrafi 2 në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal, ndërsa për trafikuesit e fëmijëve është e paraparë dënim me së paku 10 vjet.