Ronaldo dhe Cavani të gatshëm për derbin e nesërm

Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka zbuluar të rejat e fundit rreth skuadrës së tij, para duelit të nesërm ndaj Tottenham Hotspur.

Ragnick dha lajme të mira për tifozët e skuadrës angleze, pasi Cristiano Ronaldo e Edinson Cavani pritet të luajnë nesër.

“Cristiano rifilloi stërvitjen dje. Ai u stërvit për të gjithë seancën dhe pres që ai të stërvitet edhe sot. Ai u stërvit mirë, si pjesa tjetër e grupit, kështu që do të kisha menduar se ai është në dispozicion për nesër.

Ajo që është e rëndësishme është që ai dhe Edi [Cavani] janë kthyer të dy në stërvitje dhe janë të dy në dispozicion për lojë”, ka deklaruar sot trajneri gjerman gjatë konferencës për shtyp,

“Për sa i përket lojtarëve, neve do të na mungojë ende Luke Shaw. Ai deri dje ka rezultuar pozitiv me Covid dhe Scotty është një pikëpyetje. Por, për momentin, ka më shumë gjasa që ai të mos jetë i gatshëm sepse nëse e rrezikojmë nesër, ai do të jetë jashtë për ndeshjen te së martës”, shtoi Ragnick.

Ndryshe, ndeshja Manchester United – Tottenham Hotspur është në program për t’u zhvilluar të shtunën, nga ora 18:30 në “Old Trafford”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kallëzim penal për çiftin nga Dibra që kanë detyruar fëmijë të kërkojë lëmoshë, rrezikojnë deri 10 vite burg

Story i radhës

Dy shenjat e horoskopit që do të shkojnë krah për krah drejt një prilli plot gëzim dhe dashuri

Të fundit nga