1
hkup, 18 shtator – Njësiti për krime të dhunshme në SPB Shkup, në Prokurorinë Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër personave me iniciale DD (40), DM (59), PG (42), PM (56), S. S. (39) dhe R.P. 58), të gjithë nga Shkupi, si dhe kundër Z.N.(61) nga Manastiri dhe H.R.(58) nga Kosova, si dhe ndaj dy kompanive nga Shkupi dhe një kompanie nga Gostivari për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i rrezikut gjatë punimeve të ndërtimit” nga neni 289 paragrafi 1 i Kodit Penal në lidhje me veprën e “krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” nga neni 292 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe veprës penale të “Rrezikimi i sigurisë në komunikacion” i parashikuar dhe i dënueshëm nga neni 297 paragrafi 1 i Kodit Penal në lidhje me veprën “krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 300 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2024 në ora 11:30 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup – Kumanovë, rreth dy kilometra para pikëpagesës “Milladinovc”, vetura “Mercedes” me targa të Kumanovës,
drejtuar nga B.A. (34) nga fshati Opajë, Kumanovë, ka goditur tabelat e vendosura në mënyrë të kundërligjshme për devijimin e komunikacionit dhe kamionin e ndalur “Man” me targa të Shkupit, në pronësi të personit juridik nga Shkupi dhe i parkuar në mënyrë të kundërligjshme nga R.P.(58) nga f. Gllumovë, Shkup.
“Në aksident nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shoferi B.A, ndërsa më vonë në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë edhe një pasagjer i moshës së mitur nga fshati Opajë”, njoftoi MPB./Zhurnal
BURIMI: zhurnal.mk