Shteti Amerikan i Kalifornisë do të ndalojë shitjen e makinave me benzinë në 2035 duke shënuar një hap historik në përpjekjet e rajonit për të adresuar shqetësimet rreth ndryshimeve klimaterike.
Rregullat e reja do të detyrojnë prodhuesit e makinave të përshpejtojnë lançimin e makinave me energji të pastër.
Kalifornia është shteti me popullsinë më të lartë në SHBA dhe një prej vendeve me ekonominë më të madhe në botë.
Nën rregullat e reja, 35% e makinave të shitura duhet të jenë elektrike, hibride ose me hidrogjen në 2026.
Rregulli do të aplikohet për 68% të makinave në 2030-ën dhe 100% të makinave deri në 2035.
Me popullsi prej 39 milionë banorësh, nëse Kalifornia do të ishte shtet më vete do të përfaqësonte ekonominë e 5-të më të madhe në botë për nga GDP-ja duke u vendosur përpara Britanisë së Madhe.
/PCWorld Albanian