Kafshohet nga kobra derisa po zbaviste qytetarët

February 9, 2022
1 minut lexim

Gjuetari i gjarpërinjve dhe ylli i rrjeteve sociale Vava Suresh nga India u lirua nga spitali të hënën një javë pasi u kafshua nga një gjarpër helmues. Suresh u lirua nga spitali rreth orës 11 të mëngjesit në gjendje të mirë, raportojnë mediat indiane Onmanorama. Ai u kafshua nga një kobër më 31 janar teksa po përpiqej ta kapte, shtuan mediat.

Në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon se ai tenton të kapë një gjarpër. Videoja, e cila zgjat 21 sekonda, tregon Sureshin duke mbajtur në dorë një gjarpër që është duke u përpëlitur dhe duke u përpjekur ta fusë në një qese të madhe.

Pas pak sekondash gjarpri duket se i është kapur në këmbë teksa njerëzit përreth tij kanë nisur të bërtasin dhe më pas kanë ikur pasi ai ka hedhur kobrën në tokë.

Sipas një raporti të publikuar nga Newsweek, një pickim kobre përmban mjaft helm për të vrarë deri në 20 njerëz.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këngëtarja e famshme rrëzohet nga shkallët gjatë performancës Live në BRIT Awards, por… Shikoni momentet

Story i radhës

Ambasadori aktual gjerman në Kosovë nuk është specialist i historisë shqiptare, ai është politikan

Të fundit nga

ShkoLartë